08.03.2017
Pershendetje .Ka ca kohe qe kam probleme me ankthin .Jam diagnostikuar dhe jam me mjekim aktualisht.Momentalisht jam shume mire por problemin kryesor e kam kur udhetoj ose kur ndodhem jasht qytetit ku banoj.Kam nje ndjenje frike gjate gjithe kohes.Normalisht simptomat i kam me te menagjueshme se perpara por me bezdisin.
Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.
Mund te bej nje pyetje ca ilace perdor .se dhe un kam 2 vjet ne gjendje ankthi
Përshëndetje,
Me sa shoh ti ke arritur te kalosh pjesën me te vështirë te një problemi. Ne momentin qe dikush e kupton problemin dhe kërkon ndihme, do te thotë qe ka kaluar fazën me te vështirë te procesit te trajtimit. Te përgëzoj qe ke bere këtë progres. Për faktin se ti je duke marre mjekim, do te me duhet pak me shume informacion mbi mjekimin qe je duke marre. Gjithashtu nëse nuk je duke shkruar ne një psikoterapist, do te këshilloja te takosh një te tille ne vendin ku jeton dhe te fillosh një plan trajtimi. Psikoterapia kognitiv-biheviorale do te ndihmoj shume te kapërcesh edhe këto hapa qe te kane mbetur për t’ia dale te monitorosh ankthin dhe te gjesh balancën e shëndetshme ne jetën tende. Nëse ke nevoje për ndihme ne mund te rekomandojmë një psikoterapist ne varësi te vendit ku ti jeton.
Gjithë te mirat e mbetemi ne kontakt,
Sabjola
Pershendetje.Çdo dite marr nje kokerr citoles (escitolapran 10 mg).Nese do ishte mundesia te me rrekomandoni ndonje specialist psikoterapist do ishte mire.
Pershendetje.Une marr nje kokerr citoles (escitalopran )10 mg çdo dite.Konsulta me psikoterapist nuk kam bere .Nese do me rrekomandoni do te ishte mire besoj.