P.Zh 16.08.2020
Pershendetje. Jam nje vajze 20 vjece. Jam duke u hasur me nje shqetesim dhe informacionet me internet po e bejne me te veshtire. Ndjej dhimbje ne zonen e sqetulles. Dhe kur ndodh direkt me shkon mendja te kanceri i gjirit. Pasi dhe nje nga simptomat e kancerit te gjirit eshte dhimbje e sqetulles (kam lexuar ne internet qe jo domosdoshmerisht duhet te jete gunge) dhe gjithashtu kam lexuar qe me te rrezikuara jane ato femra qe ju kane ardhur menstruacionet me moshe te hershme. Une jam nje nga ato qe me kane ardhur ne moshen 12 vjece. Pra shqetesimi im mbetet mos jam e rrezikuar nga kanceri i gjirit. Dhe kjo dhimbje poshte sqetulles lidhet domosdoshmerisht me kancerin e gjirit? Sepse sipas internetit po.
Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.
Pershendetje,
Jo cdo dhimbje ne sqetull eshte e lidhur me kancerin e gjirit, aq me shume ne moshen 20 vjecare. Nese je e shqetesuar, bej nje kontroll te mjeku, jo me internet. Nje vizite dhe nje eko gjiri. Jam e sigurt qe nuk do jete asgje shqetesuese.
Dite te mbare!