Këshilla/Blog

06.07.2016

Pershendetje Un jam nje zonj nga Durresi dhe qe ne moshen 33 vjece u diagnoztifikova me kancer gjiri dhe bera heqje totale dhe bash me te kimioterapi rreze dhe hormonoterapi dhe pas nje viti te mbarimit te kwtyre mu shfaq nje nodus ne pjesen e siperme te gjoksut te hequt pra ne pjesen e perparme te shpatulles Me ben prap kimio dhe me pas pi heqje e mitres dhe vezoreve dhe para nje viti bera dhe heqjen e nodusit dhe vazhdoj te pi Anastrazol Ju lutem ndonje keshill pasi tani kam goxha dhimje muskujsh kockash dhe rri e keputur dhe ju lutem te me tregoni disa ushqime qe mund te me ndihmojn se pas atyre sikleteve jan ber me kolit ulceroz dhe mjekohem me sulfalazin Faleminderit per cdo keshill

  1. Dr. Elinda Gjata says:

    Pershendetje,
    Me vjen keq per cfare po kaloni, por kurajo. Kanceri i gjirit eshte shume i studiuar dhe, ne shumicen e raste, i sherueshem. Eshte normale qe ndjeheni e dobet. Terapite e mepareshme dhe ato qe po perdorni ju bejne efekt. Keshillat e pergjitheshme jane shmangia e ushqimeve ne temperatura shume te nxehta ose shume te ftohta. Duhet te konsumoni lengje si dhe fruta, per te rritur vitaminat ne organizem dhe te eleminohen toksinat.
    Por specifikisht Ju duhet nje konsulte me dietologen, per keshillim specifik ne baze te moshes, peshes, pergjigjeve te analizave etj.
    Ju uroj ta kaloni sa me me pak stres situaten ku jeni, dhe te sheroheni plotesisht.
    Gjithe te mirat!

Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.

NJV