AL55 10.10.2019
Jam ne dileme per shkollen qe do zgjedh, kam 2 alternativa por nuk e di cilen te zgjedh. Jane te dyja pasione te miat por me pengon tregu i punes ktu ne Shqiperi. Dita dites me kap ankthi dhe me teper. Do ndihesha mire nese do me jepnit nje pergjigje. Faleminderit 🙂
Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.
Përshëndetje AL55,
Faleminderit që na ke kontaktuar. Ankthi që je duke përjetuar është më se normal në situatën që ndodhesh. Je përball një vendimi të rëndësishëm dhe në mënyurë të pashmangshme do të të duhet të sakrifikosh një nga pasionet e tua për t’iu përkushtuar tjetrit. Në të tilla raste duke marr parasysh dhe pengesën që ti vetë ke përshkruar, që është vështirësia që mund të kesh në tregun e punës mundohu të kuptosh dhe të fantazosh se ne cilin drejtim me aftësitë, prirjet apo talentin që ke do të ishe më e suksesshme.
Në cilin drejtim mendon se do kishe më shumë mbështjetje? Mundohu të kuptosh se cila nga këto dy alternativa do të të jepte më shumë mundësi të zhvilloheshe personalisht dhe profesionalisht në kushtet në të cilat ndodhemi në Shqipëri. Ndoshta do të të duhet të bësh disa kërkime nëpërmjet të njohurve të tu që mund të kenë informacion për këto dy orientime profesionale dhe mund të marrësh më shumë informacione konkrete nëse të përshtatet me shumë njëra apo tjetra. Mundohu të kuptosh se pse je e tërhequr ndaj alternativës së parë dhe pse je e tërhequr ndaj alternativës së dytë. Çfarë të nxit të shkosh drejt njërës dhe çfarë të nxitë të shkosh drejt tjetrës? Pasi të jesh munduar t’i japësh përgjigje të kujdesshme këtyre pyetjeve mundohu të kuptosh se cila zgjedhje reflekton dëshirat dhe pasionet e tua dhe cila zgjedhje reflekton ndoshta dëshirat e njerëzve rreth teje që mund ta influencojnë këtë vendimmarrje.
Nëse këto informacione nuk të ndihmojnë për të qartësuar vendimin tënd mundohu të behesh praktike dhe të kuptosh se me cilin profesion do të ishte me e thjeshtë të kishe sukses duke marr parasysh prirjet që ke dhe mundesitë që të ofron mjedisi përreth.
E di që ndoshta nuk e ndihen si të till por të kesh mundësi të zgjedhës mes dy pasioneve është në vetvete një arritje e madhe. Të përgezoi dhe uroj të të kem ardhur sado pak në ndihmë. Të uroj gjithë të mirat dhe e mirëpres një përgjigje në vazhdim nëse do të kesh nevojë.
Dorina