Këshilla/Blog

A. 15.01.2024

Pershendetje.
Une kam gati 4 vite qe nuk ndihem rehat,ne fillim kam qene shume keq po keto dy vitet e fundit jam me mire. Ne fillim kisha luhatje humori u mbylla ne vetvete dhe nuk dilja jashte dhe nuk doja te takoja njerez, kisha nauze, lemsh ne fyt qe me ngacmonte fytin dhe une vjellja shpesh, kisha dhimbje koke dhe keputje trupi. Humba diku 6 kg ose edhe me shume, pastaj i mora kg perseri biles lam shtuar edhe peshe me shume por nuk jam mbi normalen, por keputje ndjej shpesh edhe tani kur nuk jam rehat ose mar lajm jo te mire ose kam ndonje takim menkeputet trupi vetem kur i mendoj, nuk e di pse me ndodh keshtu dua ta mesoj veten mos ndihem keshtu por nuk mundi, jam lodh shume nga gjendja qe me vjen te vjell kur kam ankth se stres , 4 vite nuk munda ti largoj dhe kam frike se gjith jetes time do jem keshtu. Une pij ilace per te vjellat dhe nuk dua ta meaoj veten me ilace, por nuk di ndryshe si ta largoj jam shuumee e ndjeshme , mundohem me frymarje po jo nuk kalon… me ndihmoni cfar te bej.
Edhe ta cek nje gje qe edhe gjate ciklit jam tmerr , te njejtat simptoma.

  1. Përshëndetje, faleminderit që komunikove me ne! Më vjen keq për situatën tënde, duhet të jetë e
    vështirë për ty që të përballosh këtë gjendje. Siç duket ke gjetur forcën për t’u përballur dhe je
    përmirësuar, por ndonjëherë ankthi mund te jetë konsistent.
    Mesa kuptova nga mesazhi di të përdorësh frymëmarrjen, që është një nga këshillat për të zbutur
    ankthin. Ka dhe teknika të tjera si grounding (të marrësh një objekt dhe ta përshkruash në detaj
    deri sa të zbutet ankthi) ose teknika të shpërqëndrimit në përgjithësi.
    Krahas tyre, për ankthin sugjerohet që të merresh me aktivitete fizike se janë ndihmuese, të kesh
    një ushqyerje të shëndetshme dhe një rutinë për gjumin.
    Ndërkohë, mund të reflektosh vetë dhe të krijosh një ide përse pikërisht në këto situata që
    përshkruan të vjen ankth? A ke përjetuar në të kaluarën diçka të ngjashme? Psh që të kesh patur
    takime dhe të jesh vënë në siklet ose të kesh përjetuar ankth? Ndoshta në shkollë ose ndoshta
    prindërit mund të ketë qenë kërkues? Mund të ketë arsye të ndryshme, por këshilla është të lësh
    veten të lirë të mendojë përse shfaqen pikërisht këto simptoma në këto momente.
    Sigurisht, nëse e ke mundësinë, do të ishtë mirë të bëje psikoterapi.
    Gjithë të mirat,
    Veronika

Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.

NJV