20.08.2018
Jam nje vajze 23 vjece. Jetoj ne Kanada jam ketu me studime qe dy vjet. Para 4 muajsh u njoha me nje djale ne instagram dhe filluam nje lidhje. Po me pelqente shume ishte dicka qe po me terhiqte. Ishim shume mire po ndiheshim mire. Para 3 javeve e kapa duke me genjyer edhe i thash qe cdo gje ka marre fund. Ne fillim ai po me lutej te kthehej pastaj filloi nga kercenimet. Ka takuar xhaxhllaret e mi dajat eshe familja e ka marre vesh. Ka hapur adresa ne facebook me ka derguar sms kercenuese la postuar foto te miat. Jam aq e stresuar se se di e ndjej veten te shkoj poshte e me poshte. Ju lutem me ndihmoni si ta heq qafe. Theksoj nk e kam takuar kurre. Kam provuar cdo gje kam folur me te jatin i jam pergjeruar me lot ne sy mos te beje gje se vetem po me shkaterron. Ju pergjerohem me ndihmoni.
Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.
Përshëndetje Somela!
Ju falenderoj që vendosët të na shkruani në lidhje me shqetësimin tuaj, është shumë e rëndësishme që në të tilla situata të kërkoni ndihmë dhe të mos mbylleni në vetëvete. Mos e fajso veten mbi situaten e krijuar në asnjë moment. Bëhuni e guximshe dhe bisedoni me prindërit tuaj, kjo është një situatë që nëse e ndërmerrni e vetme mund të ketë edhe pasoja të rënda për ty. Mos lejoni që ky djalë t’iu kërcënojë dhe të sillet me ju sikur të ishit pronë e tij. Nëse e mendoni se i keni ezauruar bisedat me të dhe nuk keni arritur ta bindni, mund ti drejtoheni policisë dhe kërkoni mbrojtje prej tyre. Nëse e denonconi, ai duhet të përgjigjet para drejtësisë për dhunën psikologjike dhe dhunën kibernetike që ka ushtruar kundrejt teje.
Uroj që përgjigjia ime t’iu ketë ndihmuar sado pak.
Ju uroj jave të mbarë në vazhdim.