20.09.2018
Pershendetje jam nja vajze 21 vjeqe nga Kosova kam nevoj per keshillen e juaj, jam e fejuar qe 1vit dhe kam qen ne lidhje 1vit por kam shum probleme qe nga fillimi i lidhjes jon bo 2vite qe e njoh por kam probleme te vazhdushme, jon bo qaq shume probleme sa kom ardhe deri te ni pik se gjithkqa po du me perfundu edhe pse jeta jem mas ksaj ka me pas ndryshime per shkak fjalve trrethit familjes, shoqeris prandaj kam munges guximit me u perball me te ardhmem qe mundet mem prit mas ksaj pune. Tek ne mirret si diqka shume ulte per vajzen mu nda nda i fejuari dhe gjithmon faji i mbetet vajzes sepse ajo duhet me sakrifiku gjithqka me mbajt lidhjen dhe meshkujt kan gjithmon te drejte edhe pse ushtrojn dhune psiqike ndaj neve.
Por gjithmon kur merret vendimi per ndamje d.m.th jon provu te gjitha menyrat edhe ska zgjidhje. Kom duru teper shum , gjithmon kom qen un ajo qe u dasht me hek dor pa mar parasysh a ka qen faji im a jo. Mdoket qe 2 vjet ka qen 1 shekull per mu jom lodh teper teper shum…
Kom ardh deri ne at gjendje sa me i bo gjerat vetem pse duhet jo pse un i ndjej. Mas shumti kom frik qe skom guxim mi perballu edhe fjalt e pikpytjet pse un jom nda..
Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.
Pershendetje e dashur! E kuptoj shume mire nevojen tende per keshille ashtu sic e kam te qarte qe me shume se per keshilla ke nevoje per mbeshtetje dhe njerez prane vetes qe te te kuptojne dhe te te japin te drejte ne vendimin tend. Nga sa ti e pershkruan lidhjen, eshte e qarte qe per ty nuk funksionon me si marredhenie, nuk te ben te lumtur, ndihesh e abuzuar emocionalisht perderisa nuk je vetvetja, nuk mund te shpreshesh ate qe mendon dhe qe ndien. Nga ana tjeter e kuptoj qe duhet te jete shume e veshtire te guxosh te besh nje veprim qe gjykohet kaq keq nga mjedisi perreth. Por dua te te kujtoj qe pavaresisht qytetit, fshatit apo krahines ku jeton, cdo vajze apo grua ne shoqerine tone e vuan kete pjese. Edhe nese nje grua kryeqyteti ne karriere do te ndahej nga burri apo i fejuari, do ta kishte te veshtire te perballej me familjen dhe rrethin e saj te ngushte. Me kete dua te them qe cdo ndarje eshte e veshtire ne vetvete, kerkon guxim t’i thuash tjetrit ‘nuk te dua me’ ose ‘nuk dua ta jetoj jeten me ty’ ose ‘nuk dua te te shoh me me sy’, por ne rrethana si ato te tuat behet edhe me e veshtire. Mesa kuptova i fejuari yt nuk eshte dakord te ndaheni dhe besoj kjo e ben shume me te veshtire. Dhe zakonisht burrat shqiptare si te gjithe burrat patriarkale nuk mund ta pranojne qe ‘ta lene’ pasi besojne ende ne brendesi te vetes qe grate iu takojne atyre: baballareve, burrave, te fejuarve, te dashurve. Po ky eshte nje besim i gabuar i tyre, kjo nuk eshte aspak e vertete dhe nese ne nuk iu themi JO sa here eshte e nevojshme, ata do vazhdojne ta besojne.
Nese mendon qe me te nuk mund ta zgjidhesh kete situate qetesisht dhe me pak mirekuptim, mendoj qe duhet ta kerkosh mbeshtetjen tek ata pak njerez, qofte edhe nje, qe te duan dhe duan qe ti te jesh mire, te mos vuash.
Kur flet per te ardhmen e veshtire pas ndarjes, e ke fjalen qe njerezit e shtepise do te duan te te gjejne nje burre tjeter menjehere? Une them te mos e pranosh idene. Do te paragjykojne djemte si vajze e perdale dhe nuk do te te respektojne? Rriju larg, nuk te duhen keta lloj djemsh e burrash. E ardhmja jote mund te jete po aq e veshtire edhe duke jetur me dike qe nuk e do dhe qe nuk funksionon, ndoshta me shume.
E dashur, e di qe fjalet jane te lehta pet tu thene dhe veprimet te veshtira per tu bere, por ne momente te tilla eshte e rendesishme fillimisht te jesh e bindur qe eshte veprimi i duhur vendimi qe ti do te marresh. Me pas behet e lehte cdo lufte. Te lutem me shkruaj serish nese mendon qe nuk te kam kuptuar si duhet e per pasoje nuk te ka sherbyer pergjigjia ime.