Sara 05.03.2020
Pershendetje, para 5 vitesh kam hequr me operacion cezarian nje kist 14 cm ne vezoren e majte. Kam kryer eko cdo 6 muaj dhe pervec ndonje kisti funksional, asgje shqetesuese. Njera vezore esht policistike. 3 muajt e fundit para ciklit kam shkarkime vaginale me ngjyre roze, qe shoqerohen me dhimbje cikli. Kjo me ndodh 1 jave para se te vijne periodat. 3 periodat e fundit kane qene me sasi shuuum te pakte gjaku. Jam e shqetesuar dhe nuk di cfare vizite duhet te bej.
Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.
Pershendetje,
Mendoj se je duke bere kontrolle mjaftueshem, cdo 6 muaj. Kjo qe ka ndodhur 3 muajt e fundit mund te jete e lidhur me ndonje cregullim hormonal. Nese te rri mendja, beje nje eko per te perjashtuar ndonje kist te ri funksional. Nese nuk ja kist, ne konsulte me mjekun qe do te te kontrolloje, mund te besh ndonje analize hormonale.
Gjithe te mirat