Këshilla/Blog

21.02.2016

Nuk e di se cfare te zgjedh, jam 18 vjec dhe jeta ime ndahet ne 3 shtete, ne Amerik ku ndodhet djali qe dua, ne France ku kam xhaxhain qe me thote te shkoj atje per te vazhduar shkollen si dhe ne shqiperi ku babai insiston qe ta vazhdoj shkollen e larte ne Tiran. I dashuri me thote te shkoj tek ai por jam akoma teper e re per ta nisur kete rruge ku per te perfunduar shkollen ne Amerik eshte shpenzim teper i madh, ne France do me duhet te shpenzoj te pakten 5-6 vite dhe nuk e kam te sigurt shkollen qe do zgjedh, ndersa nese e vazhdoj ne Shqiperi nuk do me njihet diploma kur te shkoj ne Amerik.. Prindrit e mi nuk e dijne per lidhjen time por te atij djalit e dijne. Jeten e kam vendosur ta vazhdoj me djalin e lartpermendur. Por se ku do e vazhdoj shkollen, akoma nuk e di. (Djali nuk ka letra sepse sapo ka ikur)

  1. Anonymous says:

    Do ju sugjeroja që shkollën ta vazhdoni në Francë. Atje është një i njohur i juaji që ju ndihmon për çdogjë që mund të keni. Madje diploma që merr atje DUHET të njihet në gjithë botën, përfshirë edhe në ShBA, ku ju sugjeroj të shkosh pasi të përfundoni studimet (kohë që besoj se djali do i ketë përfunduar letrat, ndërsa prindërit të jenë të informuar për lidhjen).
    Ky ishte mendimi im jo ekspert :).
    Të uroj gjithë të mirat!

  2. Orjola Pampuri says:

    Pershendetje Klara
    E lexova me shume interes letren tende, dhe e kuptoj qe jem ne mes dy dilemave shume te rendesishme dashuria dhe shkolla, por njekohesisht je edhe perballe nje moshe shume delicate per te marre vendimr kaq te rendesishme, pasi ne periudhen ne te cilen ndodhesh prioritet kane studimet gjithsesi eshte mese e shendetshme qe te jesh e dashuruar dhe nje motivim per te shkuar perpara me sukses, sidomos kur dashuria eshte e madhe, gjtihsesi une do te te sugjeroja te zgjidhje Tiranen, duke qene qe Parisi do te t’I shtonte edhe me shume dilemat, nje shkolle ne Tirane prane prinderve nuk do te ishte keq, gjate kesaj kohe edhe djali ne Amerike eshte stabilizuar, e me pas mund te besh nje konvertim apo ndonje shkolle tjeter, atje, ndonjehere largesia sherben per te forcuar lidhjen, por ne rastin tend eshte e domosdoshme qe t;I japesh kohe edhe djalit te sistemohet.
    Te pershendes

Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.