25.07.2016
Pershendetje
Me formohet gjithmone nje cipe e bardhe ne klitor. Duket sikur ka kohe qe nuk jam pastruar por ne te vertete pastrohem te pakten nje here ne dite vetem me uje. Nuk perdor sapunra se kam degjuar qe nuk te bejne mire. Kur lahem me uje eshte e veshtire te largohet dhe duhet ta ferkoj me gisht qe te pastrohen edhe ato rudhat qe formohen ne klitor se zakonisht aty mbetet. Cfare te bej? Kam bere strisho vaginale dhe me kane dale ne rregull. A eshte dicka qe duhet te shqetesohem apo jo? Nese po cfare me rekomandoni?
Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.
Bli nje intimo …jan lares per vaginen
Pershendetje.
Nuk eshte per t’u shqetesuar kjo gje, nese analizat tek mjeku kane rezultuar pa probleme. Por nje here ne dite, mund te perdorni intimo per larje, apo gjate dushit qe beni ne mengjes ose ne darke. Sapunerat intime nuk rekomandohen te perdoren sa here shkohet ne tualet, pasi mund te heqin mbrojtjen e vagines dhe te favorizojne tharjen, e me pas, vendosjen e infeksioneve te ndryshme. Por nje here ne dite, maksimumi dy, mund ta perdoresh.
Gjithe te mirat