Hallet emija 31.05.2022
Po kam nevoj kohet e fundit mesu nje gjuh te huaj jam tu shku qe 4 muj edhe spo muj mesu gjuhen gjermanisht hiq qka mundesh mem ndihmu.. muhamet korbi
Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.
Pershendetje Muhamet. Faleminderit qe i je drejtuar faqes sone.
Vetem nga sa pershkruan, nuk arrihet te kuptohet sakte se ku mund te qendroje problemi me pa-arritjen per te mesuar gjuhen e huaj.
Normalisht per te mesuar dicka te re, ne kete reast gjuhen e huaj, kerkon kohe, angazhim, perseritje derisa gjerat te behen familjare dhe te mund te kujtohen me mire.
Mesimi i nje gjuhe te huaj per disa persona eshte me i veshtire se te mesuarit e dickaje tjeter, kjo ka lidhje edhe me menyren se si truri percepton dhe skematizon koncepte/stimuj te ndryshem.
Nuk e di nese je duke e mesuar gjermanishtin vete ne menyre te pavarur apo me nje mesues?
Te mesuarit me nje mesues qe njeh mire gjuhen dhe ka njohuri per stilet e te mesuarit mund te vije ne ndihme. Mund t’i drejtohesh mesuesit per ndihme duke i shpjeguar edhe me mire se ku i ke veshtiresite me teper dhe te marresh keshilla me te vlefshme sipas rastit tend.
Te uroj te kesh rezultate sa me te mira!
Gjithe te mirat!
Staf i Nukjevetem.