Drina 04.11.2019
Vuaj nga krizat e panikut qe 18 vjece. Mjekohem me zoloft dhe mirtazapine. Kam fobi te rri vetem.
Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.
Përshëndetje Drina,
Me kaq pak informacion që ke dhënë është pak e vështirë të të jap një mendim mbi gjendjen tënde. Ke menduar të merresh me këtë shqetësim përtej mjekimit me medikamente?
Me siguri ka më shumë për të folur rreth fobisë e shqetësimeve të tua ndaj të sugjeroj të kërkosh shërbimin e psikoterapisë. Sado e frikshme të jetë vetmia gjithmonë ka një forcë përballimi tek secili prej nesh. Duke u përballur me frikërat tona mund të surpizohemi dhe të kuptojmë se jemi më të fortë nga ç’mendojmë.
Të përshëndes,
Klodjana