07.04.2019
Pershendetje!
Kam bere vizit vjet ne lidhje me krizat e anthit te cilat me vinin ne formen e veshtiresise ne frymemarrje dhe veshtiresi ne percjellje,te cilat theksoj kane qene ne njw mase tmerruese dhe nuk e them kete si pasoj e traumes. Mora disa ilace nga nje specialiste e zonja ne tirane te ciles i jam mirenjohes,por tani mbas kaq kohesh ka 3 dite qenkam perseri probleme me ankthin ne percjellje me sakte,kam veshtiresi te medha dhe po ndikon shume tek un. Nuk jam person qe dorezohet kollaj prandaj
mendoni qe duhet te shkoj tek specialisti apo te provoj tia dal vet mbane,mendoni se do jet e veshtire? Me sakte me tregoni ju se cfare duhet te bej,
faleminderit.
Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.
I dashur shkrues,
Mesa kuptoj ke pasur kriza ankthi dhe ke marre per disa kohe mjekim per kete. Sa kohe ke qe ke marre mjekim dhe po e vazhdon apo e ke ndaluar? Trauma qe permend eshte e lidhur me perjetimin e krizave te ankthit apo me nje ngjarje tjeter? Mesa kuptoj specialisten e ke takuar vetem nje here qe te ka dhene mjekimin, apo jo? Me vjen mire qe je person qe nuk dorëzohesh edhe pse gjendja e ankthit eshte shume e veshtire aq me shume per t’u perballuar vetem. Eshte ide e mire qe te shkosh perseri te specialisti qofte nje mjek psikiater per te folur serish per mjekimin, qofte te nje psikoterapist per te kuptuar me mire origjinën dhe menaxhimin e ankthit. Mjekimi i kombinuar me psikoterapi dhe medikamente kur eshte e nevojshme eshte me efikas per ta menaxhuar situaten ne menyre te qendrueshme ne kohe. Shpresoj te kem ndihmuar sadopak!