Asd 04.11.2019
Kur me kap kriza e panikut nuk mund ta kontrolloj trupin nuk dalloj a eshte zeri kam dhe mendime obsesive mos I bej keq prinderve dhe me kap akthi dhe paniku.
Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.
Përshëndetje,
Mesa po kuptoj ankthi vjen pas mendimeve obsesive, e gjithashtu duket si një gjendje frike.
Këto lloj mendimesh janë normale për disa arsye. Njerëzit shpesh ndjejnë emocione të ndryshme për njerëzit e afërt. Sa perjetojnë emocione pozitive aq dhe ato negative. Pra, ndodh që të jenë të panishme mendime të tilla, por kjo nuk do të thotë se do kthehen në realitet.
Shpesh duhet të përqëndrohemi të emocionet që ndiejmë në momente të caktuara dhe t’i pranojmë ato. Psh: mund të ndodhë që njerëzit të zemërohen me prindërit pasi nuk i pëlqen se si trajtohehen prej tyre ne momente të caktuara dhe në të njëjtën kohë të mendojnë se kjo ndjenjë zemërimi është e gabuara, se nuk duhet të ndjehen kështu. Por ka njëlloj normalitieti ne emocione të tilla, e është me e lehtë t’i pranojmë se sa t’i luftojmë ato.
Shpresoj që përgjigja ime të të ketë ndihmuar sadopak.
Gjithë të mirat
Klodjana
Pershendetje kam nevojë per ndihme jam 25 vjec para 4 muajsh pat nje njoftjeoje me nje djal dhe unjorta kur me vonë doli qe ky djal qe un njofta ishte perdorues i lenteve narkotike