Këshilla/Blog

Nesa 29.09.2019

Pershendetje
pytja ime eshtë :
Laparaskopia jo per intervenime cakutme vetum per me hi me kqyr a eshte gjithqka ne rregull lidhje qe une spo mbes shtatzan edhe pse gjithqka me kan than qe ja
mir.po a ban me dit kur duhet ber koha para ciklit pas ciklit se mu mjeku im me ka than me ba diten e 13-15 pas ciklit qe i bie Kohen e Ovulicionit a osht normale a munet me kan diqka e domshme pse bash qat koh apo kur behet ?

  1. Dr. Elinda Gjata says:

    Laparaskopia diagnostike eshte nje nga egzaminimet ne rastin e infertilitetit te paspjegueshem. Zakonisht, rekomandohet pas menstruacioneve , perreth ovulacionit. Nuk eshte e demshme, nese nuk keni asnje kunderindikacion per ta bere. Kete e vendos doktori qe ka marre historikun tuaj dhe ju ka bere egzaminimet paraprake. Jep informacion nese ka aderenca ( ngjitje) mes indeve, qe mund te pengojne kalueshmerine tubare, psh; ose nese ka endometrioze, qe ul fertilitetin etj. Pra, na ndihmon per te kuptuar me mire per shkaqet e infertilitetit femeror, qe nuk mund te shihen me sy ose me ekografi.

    Gjithe te mirat!

Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.

NJV