Këshilla/Blog

12.02.2016

Pershendetje! Besoj se ju drejtohen shume pyetje te tilla,por kam nevoje per ndihmen tuaj.Jam nje vajze 15 vjecare,jam biseksuale.Para 3 vitesh fillova te frekuentoj nje shkolle te re dhe sado qe nuk doja ne asnje menyre te krijoja njohje dashurore,pata nje terheqje kundrejt nje shoqe klase.Kjo terheqje vazhdoi,nuk munda ta ndaloja,derisa para 1 viti gjerat ndryshuan pasi ajo shpehu nje pelqim reciprok.Gjerat shkuan mire,me probleme te vogla,e mbanim te fshehte dhe gjerat ishin ne rregull.Nuk arrija ta besoja se me te vertete vajza qe prej 2 vitesh kam dashur tani me shpreh se ka filluar te ndjej per mua.Gjerat shkonin ne menyre perfekte deri para 2 muajsh,kur filluan problemet.Shpreheshim te lodhura nga njera-tjetra,shpreheshim te merzitura.U perpoqem dhe arritem ne nje pike te mire.Para 2 javesh ajo i dha fund,dhe para 1 jave mora vesh se ajo ishte me dike tjeter prej me shume se 1 muaj.E kuptoj qe ndoshta mund te jete pak i pazakonte si rast por kam nevoje per ndihme duke qene se ajo ishte i vetmi njeri qe mund ti besoja gjera te tilla,ishte gjithashtu nje shoqe e ngushte.Ajo eshte shume ne rregull dhe pervec faktit se eshte ne terma lidhjesh me nje djale jashte shkolle,flirton dhe brenda perbrenda klases.Gjerat veshtiresohen vetem prej faktit se jam e detyruar ta shoh per me shume se 8 ore ne dite.Po perpiqem te rikuperohem dhe ta largoj dhimbjen por nuk mundem kur kujtoj faktin se sa afer ishim dhe si mund te ndryshonin gjerat keshtu,duket surreale.Ju falenderoj per iniciativen dhe kohen qe do ti kushtoni problemit tim.

  1. Saasha says:

    Can i help u?edhe um jm bi

  2. Redona Dudushi says:

    Përshëndetje,

    Uroj të jësh mirë. Shpesh përfundimi i marrëdhënieve është i vështirë se ne projektojmë tek partneri mënyrën sesi ne duam ta shohim atë. Një marrëdhënie ka dy parnerë të cilët e përjetojnë një lidhje në mënyra të ndryshme dhe mënyra sesi ndihen brenda një marrëdhënie nuk i stimulon më kërkojnë marrëdhënie të reja për të pasur emocionet e kërkuara.Unë dua të kuptoj më mirë situatën tënde.Vështirësinë më të madhe për ty e bën ndarja nga partnerja jote apo ndarja nga mikja jote,pra për cfarë ajo të mungon më tepër? Si e sheh ti atë tani? Si ndihesh ti që ajo ka një mik tjetër të zemrës?
    Gjithe te mirat!

Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.

NJV