12.11.2017
Pershendetje. Jam nje vajze 17 vjec . Jam ne nje lidhje prej 3 vitesh . Tani jam duke u ndare . Por ai me ofendon duke me then se jam rrugace , se e kam tradhtuar . Une nuk e kam bere kurre dicka te tille , plus jam shume tip i mbyllur dhe nuk kam shume shoqeri . E kam te veshtire te futem ne mhb , dhe me cuna nuk flas as shok te mire nuk kam vetem shoqe . Ndihem shume keq qe ai me akuzon dhe me pfendon kur jam e paster . Nuk di cfare te bej . Nga ana tjeter me kete djal kam kryer marredhenie dhe kam frik te ndahem . Me ndihmoni
Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.
Përshëndetje e dashur
Faleminderit që na je drejtuar për atë cfarë po të shqetëson
Ndihet qartë nga letra jote ngarkesa emocionale që ti s’po ndihesh mirë në gjithë këtë situatë,e lënduar, e mërzitur dhe për më tepër që me sa duket je përpjekjur edhe të kesh sjellje të kujdeshme për mos ti dhënë shkas raportit apo të dashurit.
Nga ana tjetër duket që ti po konsideron një ndarje por ke edhe frikë të ndahesh, që flet ndoshta edhe për një konfuzion tendin aktual, apo frikën se ndoshta ai do të vazhdojë të flas keq për ty, apo edhe prej intimitetit tuaj (emocional dhe fizik)
Nga kaq sa ke shkruar, është e vështirë të kuptohet se pse i dashuri yt ka këtë përqasje. Edhe pse unë mendoj që të gjitha këto sjellje kanë arsyet e veta.Mund të jenë ndoshta edhe forma për të vendosur dominancën apo epërsinë ndaj teje dhe një mënyrë kontrolli por që në fakt flasim për dobësi.Ose ndoshta ai nuk e pranon ndarjen mes jush dhe është një mënyrë për të projektuar frikërat e pasiguritë e tij. Ose edhe ai s’po menaxhon drejt situatën që po ndodh.
Por pavarësisht arsyeve,duket që kjo është dëmtuese për ty dhe nuk të shërbën përvecse të bën të ndihesh keq.
Unë besoj se është e nevojshme të flasësh me të lidhur me këtë gjë, mënyrën si ndihesh, faktin që kjo po të bën të ndihesh keq dhe po të prek ty, që nuk mund ta pranosh. Po aq sa mund të flisni edhe për arsyet qe e bëjnë atë të jetë kështu. Mbase edhe ai nuk ndihet mirë lidhur me dicka që ka të bëjë me ju.
Ka shumë persona si ty dhe të moshave ndryshme që shkruajnë për marrëdhëniet që kanë, ndarjet, ribashkimet apo vështirësitë që provojnë, vulnerabilitetin që provojnë, nxjerrin në pah të pikëpyetjeve lidhur me vetvlerësimin dhe vetbesimin.
Unë të këshilloj të marrësh kohën tënde për të kuptuar në rast se e do këtë marrëdhënie apo jo. Në rast se jo, mendoj se është më mirë të dalësh nga dicka që thyen kufijtë e tu në nivele të tilla të ofendimit, bezdisjes apo lëndimit dhe të kesh reflektimet e duhura se si është mirë të jesh në marrëdhënien e ardhshme.
Në gjykimin tim, nuk mendoj se duhet të kesh frikë apo ndjesi negative që tashmë ke patur njëmarrëdhënie. Kjo ka ndodhur tashmë.Mundësia që ke ne dorë është të reflektosh dhe të kujdesesh për veten dhe të kesh kufijtë e tu të qartë në marrëdhënien e ardhshme.
Të uroj gjithë të mirat dhe marrëdhënie të shëndetshme,
Almandina