Këshilla/Blog

Askush 14.08.2020

Po bej 3 vite lidhje me te dashurin tim. Shkonim shume mire derisa ai filloj te miqsohej shume me kushuriren time. Ata benin shaka ndermejt njeri tjetrit qe mua me dukeshin te tepruara dhe ndonjeher si flirtim midis tyre. Sa vinte ajo e gjithe vemendja e tij shkonte tek ajo. Ne fillim nuk i vija re shume keto detaje por me kalimin e kohes filluan te me bezdisnin shume. Behesha shume xheloze sepse ata shkembenin dhe puthje ne syrin tim. Por nuk merja forcen ta diskutoja me asnjerin sepse ajo ishte kushurira ime dhe ky i dashuri besnik qe skishe bere asnje gjest perpara per te dyshuar. Por shume e shume veprime te tyre nga mbrapa me ben qe ta flisja me te dashurin. Ai me tha se je gabim por te kuptoj dhe ty dhe do mundohem te distancohem pak . Por kjo nuk ndodhi. Ai filloj te largohej shume nga une. Thoshte se une nuk e kuptoja dhe se ajo e kuptonte. E gjente kohen per te dal saher me ate ndersa per mua nxirrte gjithmone justifikime. Mua mu be nje mankth i tere. Dhe pse ai e thoshte se kjo ftohje e tij vinte sipasoj e sjelljes time prej shume te fiksuar pas tij ne fakt un mendoj se vinte per shkak te saj . Ata shkembenin dhe shume sms. Gjeja fotot e njeri tjetrit ne telefona. Ai me ka rrefyer qe madje ka qen dhe aq afer me ate sa mund te putheshin. Njeher kur doli me ate vetem kur ishin me pushime nuk me hapte as telefonin. Kto me futen shume stres dhe me ulen shume vetbesimin. Nuk mendoja dot asgje tjeter pervec kesaj ceshtjeje. Nuk e dija cka ishte ajo qe ishte midis tyre. Nje dite ata e kishin lene per ne kinema bashke dhe une nuk i lash te shkonin por ju fola se ca mendoja. Ishte hera e pare qe kushurira me degjonte. Me tha se nuk e kishte menduar nga ana ime dhe kishte bere gabim dhe se nuk do perseritej me . Por ata vazhduan te dilnin ne kafe. Ai tregon shume kujdes per te madje ndonjer mendoj se eshte me shume se kujdes. Me ka then qe eshte shume e bukur dhe. Epelqen shume ne pamje. Pasi une fola dhe njer me kushuriren se sa keq me benin te ndihesha ajo u dinstancua pak nga ai. Gje qe ai se beri kurr edhe pse i kisha folur shume here . Ne nje nga rastet kur e folem ai u shpreh qe e kam pas fiksim dhe me pas the jo me fal se u shprehva gabim se te rri mendja ktu ty pastaj. Une i dhash nje kohe paus ndarje qe te mednonte a donte te ishte me me mua apo jo. Ai u kthye. U kthye sic ka qene perpara . Nuk eshte me ftohte. Por problmi qendron qe une nuk e heq dot nga mendja ate ceshtje . Mendoj gjat gjith kohes . Qaj shume here. Lexoj gjat gjith kohes per keto tema. Kur e fola per here te fundit me te ai mu shpreh qe eshte i lenduar nga veprimet e ftohta te saj sepse ai e ka mabjtur gjithmon shume afer dhe fliste per cdo gje . Ai tha qe u miqsua shume me te sepse ajo i tregonte problemet e saj i shafqte pasigurit si psh askush sme do, jam vetem e gjera te ketij lloji. Dhe me tha qe ndihesha i vleresuar si shok. E kisha si moter. Por une nuk i besoj shume kesaj gjeje. Kur flas me kushuriren ajo nuk pranon asgje. Thot skam bere asgje te keqe. Por une nuk po e largoj dot nga mendja kete problem. Friksohem saher ajo poston ndonje foto te bukur. Nuk di si ta harroj kete situat. Me streson shume dhe me pengon te mesoj. Ajo do jet saher aty sepse eshte kushurira ime po un sdua te jetoj saher me kete frik por nderkoh nuk dua dhe ta largoj te dashurin sepse nuk jam e sigurt se ca paten ne te vertet midis tyre ata te dy. Cfare duhet te bej ? Une vete dua ta kaloj dhe te vazhdoj me te por thell e mendoj romanc lidhjen e tyre edhe pse pa veprime fizike. Ky problem po ben nje vite disa muaj qe me shqetson shume. Po ben nje vite qe kur une e fola per here te pare . Si ta heq nga mendja? Si ta kaloj?

  1. MA. Almandina Guma says:

    Përshëndetje e dashur
    Faleminderit që ke shkruar dhe ke ndarë me ne gjithë mendimet, ndjesitë dhe shqetësimin tënd. E lexova me shumë vëmendje letrën tënde, për të kuptuar dhe ndjerë ndjenjat që ti ke patur dhe ke. Gjithë kjo që ti përshkruan në letër duket në fakt shumë torturuese dhe e mundimshme. Nga njëra anë pasi ke ndjesitë dhe mendimet e tua lidhur me këtë cfarë ka ndodh, nga ana tjetër pasi kjo ka ndikuar fort në raportin me të dashurin dhe më e rëndësishmja që ke patur tjetër pritshmëri nga të dy për mënyrën se si duhet të silleshin. E për më tepër që ende nuk po kupton se si ta kuptosh dhe të ecësh me tej. Duket gjithashtu që dhe pse ke folur me të dy, ndoshta ti nuk e ke ezauruar komplet atë cfarë do kishe dashur tu thoje ose tu bëje të ditur. Kjo duket edhe qartë pasi tani që I dashuri jot ka bërë një rikthim, besimi yt është tronditur dhe ende je e paqartë. Është në fakt normale që ti të ndihesh konfuze, e miksuar dhe e paqartë se si të veprosh më tej. Tani le të kthehemi te historia. Nga aq sa ti përshkruan në letër duket se kjo marrëdhënie ka qenë e rëndësishme dhe flirtuese dhe ka patur një afërsi emocionale midis të dyve përderisa kanë folur hapur dhe kanë qarë hallet midis tyre. Mund të mos përjashtojmë që ka patur ndoshta një pëlqyeshmëri ose miqësi midis tyre dhe kjo është edhe ajo që ti supozon në letër me sa kuptoj unë. Gjithsesi, unë nuk mund të di gjithshka por duke u bazuar nga kjo që ti shkruan, mendoj se i dashuri yt ndoshta nuk ka treguar gjithë vëmendjen dhe kujdesin ndaj teje, pasi mendoj se të paktën do të kishte qenë më i gatshëm të kuptonte shqetësimin tënd dhe se kjo po ndikonte te ju të dy. Kjo mungesë pasigurie nga ana e tij të ka bërë edhe ty më alerte, me xheloze, më të zemëruar dhe ndoshta edhe më reaguese për gjëra të vogla ose për cdo gjë. Ndoshta edhe ti ke patur tendencën ta shohësh cdo gjë me lupë më tej.
    Gjithsesi me kaq sa ti përshkruan, kjo është dicka e rëndësishme për ty dhe aspak e vogël.
    Tani I dashuri ka një rikthim sic thua ti dhe kontakte të mbyllura me kushërirën tënde. E kuptoj që e gjitha është delikate akoma për ty, por mendoj se do të bënte mirë të flisje me të dashurin tënd për mënyrën si je ndjerë, lidhur me besimin që ke nevojë të stabilizosh më tej.
    Mendon se të interesojnë detajet e cfarë ka ndodhur, apo si doni të vazhdoni bashkë duke vendosur një sens respekti dhe standarti të mëtejshëm për lidhjen tuaj? Besoj se kjo e dyta është më e rëndësishme dhe në rast se je e sigurtë se këto standarte dhe respekt do të ndiqen më tej nga ju të dy, atëherë kjo do të sjellë te ty një qëndrim tjetër ndaj vetes, partnerit dhe lidhjes tuaj më tej. Nuk është e rëndësishme të flisni për fajësi e përgjegjësi pasi kjo s’do të ndihmojë, por të lëshoni ndjesitë negative, të pranoni që të dy jeni vendosur në pozita që nuk kanë ndihmuar marrëdhënien tuaj dhe të vendosni se cfarë doni më tej nga njëri tjetri. Shpresoj se përgjigja të dha ndihmën dhe reflektimin e duhur,
    Të uroj gjithë të mirat më tej,
    Almandina

Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.

NJV