Këshilla/Blog

Girl thing 25.10.2019

Si mund te mposhtim lodhjen mendore nese sapo kemi dale nga gjendja e ankthit por kjo pervoje na ka lene te rraskapitur dhe pa energji per te vazhduar diten ! Ndihem e lodhur qe ne mengjes dhe sforcohem shume x te bere gjerat me minimale sic eshte higjena personale!

  1. Hervis says:

    Pershendetje,
    Mjaftojne mendimet pozitive dhe te ushqeheni mire dhe mund ta kaloni.

    1. Anonymous says:

      Nuk eshte kaq e thjeshte

  2. MSc. Enkel Bulica says:

    Përshëndetje, është krejt e natyrshme që kur del nga një përvojë e cila përjetohet si katastrofike dhe e cila duket sikur të ka shterruar të gjitha energjitë të ndihesh sikur nuk mund të bësh më asgjë. Pas një përvoje të tillë, mund të nxitesh të mendosh se çfarë kuptimi ka të vazhdosh me ditën dhe të kujdesesh për veten dhe ndihesh e dekurajuar.
    Ndonjëherë kjo ndodh sepse vëmendja jonë nuk është e lehtë të shkëputet nga përjetimi i ankthit dhe vazhdojmë të mendojmë ende për të, edhe pasi ankthi është qetësuar. Vazhdojmë të pyesim veten pse më ndodhi mua, nga më vjen, kur do më ndodhë përsëri, etj… Në këtë mënyrë gjendemi aq të përfshirë tek kjo gjendje.
    Diçka që mund ta provosh, është që të planifikosh paraprakisht mënyrën e përballimit të gjendjes së ankthit dhe të planifikosh se çfarë do të bësh pasi gjendja e ankthit ka kaluar. Po ashtu të përcaktosh një kohë brenda ditës gjatë të cilës ti mund të shqetësohesh, për shembull gjatë një ore të caktuar në ditë dhe hapësirën tjetër kohore t’ia përcaktosh aktiviteteve të tjera, gjërave të përditshme.

    E kuptoj që kjo mund të duket e vështirë por kjo ka të bëjë me vëmendjen e tepërt që ankthi kërkon nga ty, dhe me shpërndarjen e kësaj vëmendjeje edhe tek gjërat e tjera. Në raste se e sheh të vështirë t’i zbatosh vetë, mendoj se ka ardhur koha të kërkosh ndihmë nga profesionistë të shëndetit mendor.

Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.

NJV