Këshilla/Blog

28.02.2017

Pershendetje. Un jam nje vajze ne klase te 9. Problemi im eshte ky. Jam shume e lidhur pas nje loje elektronike, loje ne kompiuter. Rri shume kohe para kompiuterit sa humbas sensin e kohes. Gjate fundjaves nuk bej asgje tjeter por vetem luaj ate lojen me ore te tera. Kam gati 1 vit qe e luaj por kam kuptuar qe eshte humbje kohe kot. Ajo loje sme lejon te bej asgje tjeter dhe kur cohem nga kompiuteri ndihem e lodhur me dhemb shpina dhe koka. Kam dashur disa here te heq dore prej saj pasi nuk po me lejon te bej asgje. Nuk di cfare te bej gjate fundjaves u duhet edhe te mesoj pasi kam provime sivjet por loja sme lejon. Nuk di si te heq dore prej saj. Shpresoj te me ndihmoni. Faleminderit?

  1. MSc. Orsjola Qendro says:

    Pershendetje e dashur,
    varesia nga lojrat elektronike eshte shume e perhapur dhe nuk ka dallime moshe.
    Te gjitha ato qe ju pershkruani jane shenja te qarta qe ju jeni e varur nga loja. Dhe nese ti nuk e kontrollon lojen, eshte loja ajo qe te kontrollon ty. Nuk besoj se ka nje menyre graduale per te dale nga kjo varesi. Si fillim fshije lojen. Nese kompjuteri eshte ne dhomen tende, hiqe ate. Vendose ne nje mjedis tjeter si salloni, ku ti edhe nese do ta perdoresh nuk do jesh vetem. Nese loja eshte on-line, kerkoju prinderve te ndryshojne fjalekalimin e internetit. Je para provimeve dhe e ke te nevojshme te ndjekesh nje regjim te shendetshem ushqimor, gjumi, pushimi dhe argetimi. Fillo te kerkosh per aktivitete qe te bejne te ndihesh mire, si sporte, arte apo shetitje.
    Duke gjetur aktivitete te reja do ta kesh me te lehte te shkeputesh pre lojrave.
    Suksese ne provime.
    Gjithe te mirat!

Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.