Ana 03.04.2020
Doja te dija se cila eshte menyra me e mire per te verpruar ne rast te pasjes se lythave ne zonen e jashtme (siper buzeve) te vagines? I kam vene re prej 2 muajsh dhe shoh qe jane rritur ne madhesi. Pervec heqjes me cryoterapi a ka menyre tjeter qe mund ta aplikoj vete? Gjithashtu doja te dija nese ka rrezik per kancer cervikal ose nese duhet te bej pap test nderkohe. Faleminderit paraprakisht.
Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.
Pershendetje,
Duhet konfirmimi nga mjeku specialist qe vertet jane lytha vaginale. Me pas, po ai te spjegon solucionin kimik qe mund te perdoresh dhe menyren, kohezgjatjen etj. Ate mund ta perdoresh vete. Pap test duhet te beni rregullisht 1 x vit keto tre vite ne vazhdim, ndonese shkaktaret e kondilomave vulvo-vaginale jane zakonisht nentipat 6 dhe 11, qe kane onkogjenicitet te dobet. Gjithe te mirat.