Ervisa 24.09.2021
Pershendetje jam n gjendje ankthi prej 4 muajsh dhe kjo per shkak t shkolles por q e kalova per pak koh por m von fillova u bera m keq per arsye t largimit t dikujt q kam qen e afert n nje vend tjeter dhe kisha frik se do isha vetem mundohesha vazhdimisht t mendoja gjera t mira por nuk mundesha sepse nuk m lejonte lemshi n stomak cdo dit vetem mendoja km shkuar e n mjek t pergjithshem jo psikolog apo psikiater dhe i kam shpjeguar se cfare kisha dhe m ka then q esht ankth vetem pi kamomil cdo mengjes dhe dark do kaloj nuk esht asgje shqetesuese por un nuk e besoja mendoja gjithmon m t keqen m dukej sikur do m ikte mendja kujtesa sdo isha m si m para ndersa tani kam filluar m duket sikur jam jasht realitetit sikur t afermit jan t huaj per mua dhe pse cdo gje esht shum mir nuk kam asnje problem dhe kam shum frik se mos nuk m largohet kjo gjendeje kjo esht frika ime m e madhe nuk jam keshilluar me psikolog pasi kam lexuar ketu q kjo gjendje esht derealizem dhe mendoj se dua vetem siguri nga nje psikolog q kjo gjendje kalon dhe do jem si m perpara dhe e kaloj leht ju lutem m ktheni nue pergjigje
Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.
Pershendetje ka 7 muaj qe po vuaj nga lukthi, kam patur bakterie kam perdorur antibiotike pas 1 muaj mkan ber konttoll mthan se krejt je mir dola negativ , por kam hala problème me lukth pom kthehet ushqimi ne fyt pom rri si lamsh .. bena kontroll me kamer mthan acidi i tepert ta ka acaru fytin
Kshtu qe kush e ka te njejtin problem duet mu kujdes te ushqimi te pi sa ma shum uj
Un kam perdorur gjithqka dhe jam hala ne perdorim te barnave shpresoj se nje dit dom kaloj fytin e ni si naj fyt te huaj dhe pi panikut po mduket si kur nuk hek mir frym
Ju pershendes e ju uroj sherim sa ma t shpejt
Pershendetje dhe faleminderit qe na keni shkruar. Per te marre nje pergjigje nga nje prej eksperteve tane ju ftojme ta ndani shqetesimin tuaj me ne duke krijuar nje pyetje te re dhe jo si koment pasi vetem ashtu mund te merrni pergjigje prej eksperteve te faqes.
Gjithe te mirat,
Stafi i nukjevetem
Pershendetje jam me ty ne kete ditauat por un nuk e di nga me ka ardhur ndihem shum keq nuk flej me shum se 3 or gjum me behet sikur gjithqka ka mbaru dka kuptim jeta krndoj kur tndihem keq por vllaqko mos u ben metak te lutem se dot kaloj shum shpejt.
Pershendetje,
Me vjen keq per situaten qe po kalon. Simptoma te tilla si: mendimi gjithmone per me te keqen dhe sikur do humbasesh kujtesen apo ti nuk do jesh me si me pare, jane simptoma qe shoqerojne nje gjendje ankthi. E rendesishme eshte se ankthi trajtohet nese ti arrin te kuptosh burimin e ankthit (mendimet negative dhe emocionet), te punosh me keto mendime ne menyre individuale ose me ndihmen e nje psikologu. Trajtimi kerkon kohe, por me ndihmen e duhur eshte i efektshem. Tre situata qe ti permend ne letren tende dhe i lidh me ankthin jane periudha e shkolles, largimi i nje personi te rendesishem per ty dhe ndjesia se te afermit e tu jane te huaj per ty. Nese i merr situatat dhe nje nga nje dhe fillon t’i analizosh, perpiqu te identifikosh burimin e ankthit. Cilat jane mendimet negative qe kane shoqeruar ne periudhen e shkolles? Cfare realisht te ka shqetesuar? Sa te bazuara ne fakte reale ishin keto mendime negative? Ti thua se pas shkolles ti e kalove si periudhe, kam pershtypjen se ka ndikuar fakti qe ato mendime negative qe ke pasur ne lidhje me shkollen, nuk kane ndodhur realisht. Specifikon se largimi i dikujt te rendesishem te ka rikthyer ankthin. Cfare ishte ai person per ty? Si te bente te ndiheshe apo cfare fitoje ti nga ajo marredhenie? Me largimin e tij, cfare mendimesh te shoqerojne? Cfare mendon se ke humbur me largimin e tij? A mendon se largimi i tij lidhet dhe me faktin qe te afermit e tu i sheh si te huaj? Ndoshta ti mendon se ata nuk ta ofrojne ate siguri sic ta ofronte ai person? Fokusohu ne burimin e gjendjes tende ankthioze dhe njekohesisht per cfare ke nevoje ti tani.
Ne titull te letres tende shkruan “me nevojitet siguri” dhe une e permenda qe ne fillim te pergjigjes sime se ankthi eshte dicka qe trajtohet nese merr kuptimin dhe ndihmen e duhur. Ankthi eshte si valet e detit, ka nje fillim dhe nje mbarim. Perpiqu qe ne situata te tilla te kuptosh se nuk ka rrezik real, pranoje ate, dhe fokusohu te trupi jot. Bej nje skanim te trupit nga koka te kembet. Identifiko pjeset e tensionuara dhe merr fryme thelle ngadale, po ashtu nxirre frymen ngadale derisa te kuptosh qe ritmi eshte normalizuar. Teknika te tjera menaxhuese te ankthit mund t’i gjesh ne internet. Ndihu e lire te me rishkruash perseri ose drejtohu chatit te faqes apo ndihmes se nje terapisti.
Gjithe te mirat!