Këshilla/Blog

26.12.2017

Pershendetje !
Kam vuajt nga ankthi por tani kam qene mire .
Tani kam nje prb qe sa here fle gjume renkoj gjate nates dhe kam veshtiresi ne frymarrje . Une nuk jam e vetdijshme por me thone njerzit e tj qe une fle . Cfare prb mund te kem ?

  1. Dr. Blerta Bodinaku says:

    E dashur letërshkruese,

    Nga kaq sa me keni përshkruar e kam të vështirë të kuptoj çfarë problem keni. Mendoj që duke biseduar gjatë me një psikolog/e dhe duke eksploruar situatën tënde jetësore aktuale, ndoshta mund të kuptosh më shumë. Nëse sheh ëndërra, ose perjeton makthe gjatë gjumit mundesh ti eksplorosh edhe ato bashkë me psikologun/en dher të shihni në ç’mënyrë lidhen me jetën tënde, marrëdhëniet, mendimet.
    Gjithashtu, mund të konsultohesh me një mjek në lidhje me vështirësinë që has në frymëmarrje gjatë natës.

    Të uroj gjithë të mirat,
    Blerta

Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.