Këshilla/Blog

Anonym 06.11.2019

Kam marramendje me vin sikur me shtyn dikush nga mbrapa skam qen ne asnje mjek ket maramendje e kam qe 2 dit,po frigohem mos po kam ndonje semundje,po ashtu vauaj nga stresi qe 2 vjet a mund te jet kjo e gjitha nga stresi

  1. Ana says:

    Prsh edhe une te njejtin problem kam si ti kam 1 vit e gjysme qe vuaj kete tmerr. Ne fillim kisha bllokim frymarrje 10 a 11 muaj tani mu largua ai shqetsim kam marramendje me dukeeej sikur leviste krevatit kur bija per te fjetur merziteshaaa shuuume qajaa oa fund tani po beje ketu e 1 vit me marrjemendsh jam mesuar e di qe eshte psikologjike ne mendjen time edhe se mbaj mendjen aty me dukej sikuur leviznin orendite e shtepise te gjitha Para cdooo vizite qe kam bere ankth me ka thene edhe analizat i bera Para jave koooomlpet trupit asgje cdo gje OK tha doktori, une te kuptoj shuuume mire se sa e veshtire eshte por jepi force vetes se asgje nk eshte mos e ushqe me kalimin e kohes do normalizohet cdo gje, asnje gje nk eshte thjesht na zoteron frika, ishalla tna kaloj sa me shpejt te gjitheve qe jane te preku nag ky ferr . Gjithe te mirat

  2. Anonymous says:

    Pershendetje. E njejta gje me ndodh dhe mua por do keshilloja nje vizite per veshin e mesim pasi ai i jep keto simptoma. Hyr ne google dhe shiko por nuk do e keshilloja shume pasi te ben me te stresuar. Me mire ti drejtoheni mjekut. Te uroj te gjithe te mirat

  3. Fondacioni Together Albania says:

    Përshëndetje,
    Të falenderojmë që ke ndarë me ne shqetësimin tënd! Së pari do të të sugjeronim të kryesh kontrollet mjekësore përkatëse për të përjashtuar çdo problem që lidhet me shëndetin fizik. Nëse përjashtohen shkaqet fizike, atëherë do të duhej të kuptoje çfarë mendimesh/ndjenjash/situatash ta nxisin këtë ndjesi sikur dikush të shtyn nga mbrapa. Simbolika e simptomës suaj është interesante në këndvështrimin tonë, ndaj do të donim të na shkruanit pak më gjatë mbi stresin që keni përmendur dhe si e keni përballuar atë deri më tani.

    Mbetemi në pritje të përgjigjes suaj,
    Stafi i Nuk Je Vetem

Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.

NJV