Tinna 07.12.2020
Pershendetje a eshte normale qe pas 6-7 heresh maredhenie seksuale ndjej akoma dhimbje dhe akoma nuk ndjej asnje lloj kenaqesie gjate maredhenies theksoj se kam pasur infeksion te rende urinar a ndikon kjo dhe a me sugjeroni te shkoj tek nje gjinekologe per kete problem ?
Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.
Pershendetje dhe faleminderit per pyetjen.
Nese mardheniet e para jane ne distance nga njeri-tjetri, mund te ndodhe te keni ende dhimbje, sidomos ne fillim te kontaktit. Infeksioni urinar mund te kontriboje edhe me teper te dhimbja. Kenaqesia ka komponentin shpirteror, emocional dhe fizik. Por ky i fundit nuk ndodh me buton, por duke eksploruar veten dhe njeri-tjetrin. Nese shqetesimet vazhdojne ose shtohen, drejtohuni te gjinekologu.
Gjithe te mirat,
Elinda