bela 28.09.2019
Pershendetje
Kam nje problem me marramendjen me duket sikur cdo gje po me rrotullohet sikur po me bie te fiket gjunjet me priten duart me dridhen. Nuk perqendrohem dot cdo gje me duket shume e turbull jam gjate gjith kohes e keputur e lodhur me flihet gjume gjate gjith kohes po edhe ne gjume kam marramendje dhe ngrihem e trembur .para 6 muajash u vizitova per akthin bera gjith analaizat me dolen mire mora neurobrain dhe relaX herbe jam me mire po problemi i vetem qe kam tani eshte marramendja me duket sikur nuk e kontrolloj dot un trupin tim.Ju lutem me ndihmoni
Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.
Prsh fiiiks si ti jam edhe une te kuptoj si as kush tjt fuqi kam sjam e keputur jeta po me nxihet nga marramendja shpirtiii MA di vajta u vizitova Para 1 jave ankth ke Tha po beje 1 vit e gjysme qe vuaj kete tmerr nk e di se kur do mari fund . Xanax me keshilloj doktori ketu ne gr 1 jave asnje permiresim skam faaaare. Gjithe te mirat
Përshëndetje Bela. Ju falenderoj për pyetjen. Unë do të doja të dija diçka më shumë lidhur me jetën tënde. Simptomat që përshkruan mund të tregojnë shumë gjëra e të vijnë si pasojë e ndonjë ngjarjeje apo konflikti që mund të keni me veten apo ndonjë tjetër. Kur kanë filluar shqetësimet tuaja? Jeni në ndonjë marrédhënie? Si mund ta përshkruani veten para se të fillonin këto simptoma? Si janë marrëdhëniet tuaja me njerëzit e afërm? Gjendeni para ndonjë vendimi të rëndësishëm dhe nuk vendosni dot? Për këto dhe shumë të tjera mund të më shkruash sërish që të mundemi të kuptojmë diçka me tepër së bashku lidhur me shkakun që gjendet pas vertigos e cila po të mundon këtë kohë.
Gjithë të mirat.
Pershendetje doktor
Cdo gje filloi kur i fejuari me tradhetoi gjate gjithe kohes mendoj per vajzen qw me tradhetoi kam nje nenvleresim per veten time . Gjate gjith kohes mendoj qe ai me tradhetin edhe pse e fala se e dua mendova se do te ndryshonte po prap po dyshoj tek ai tek sjellet e tij edhe me nje debat te vogel me ofendon ne menyre banale fjalet qe asnje femer nuk donte ti degjonte dhe ti toleroj sic i toleroj un e dua shume mendoj se do ndryshoj po un vetem po shkaterroj jeten time vetem e trishtuar gjithe kohes . Nuk e di si ta kaloj kete periudhe .