Këshilla/Blog

Belle 24.10.2023

Une jam ne nje marrdhenie toksike prej disa kohesh, dhe tani mendoj se jemi shume afer fundit, mendoj se pergjigjen e di por kam frike ta pranoj. Jam ende ne dilme nese e dua partnerin apo me vjen keq per te? Theksoj se problemet ne marrdhenien tone kane qene si pasoje e mungeses se motivimit dhe ambicjes se partnerit, per pasoje ka vite qe nuk punon, dhe kjo ka sjelle pabarazi ne zhivillimet tona profesionale dhe personale. Une thjeshte dua te kuptoj se si mund te dal nga kjo situate, pa lenduar veten dhe partnerin tim? Po ashtu do doja te dija nese dhe per problemin e partnerit tim ka nje menyre per ta ndihmuar?
Faleminderit paraprakisht!

  1. MA. Almandina Guma says:

    Përshëndetje e dashur
    Faleminderit që na ke shkruar dhe drejtuar te ne shqetesimin tënd.
    Besoj se kjo nuk është periudhe e lehtë dhe besoj se vjen me një seri ndjesish dhe mendimesh që me siguri bëhen edhe mikse herë pas here.
    Unë do e filloj përgjigjen me pyetjen e parë që ti ke drejtuar, duke thenë se si mund të dalësh nga kjo situatë pa lënduar veten dhe partnerin. Duket sikur kjo pyetje në vetvete mban përgjigjen që ti tashmë ndihesh e lënduar nga shumë gjëra dhe ka shumë mundësi që edhe partneri të jetë i lënduar nga mënyra se si gjërat janë për momentin.
    Unë mendoj se kjo marrëdhënie ka funksionuar në këtë mënyrë për shumë arsye si të njohura ose të panjohura për veten apo për partnerin. Të ndahesh edhe në “kushtet më të mira” në rast se mund ta quaj në këtë mënyrë, është gjithmonë një eksperiencë e vështirë, gati me pyetje ekzistenciale për veten, për cfarë ka qenë raporti dhe cfarë ndjesish e mendimesh lë mbrapa, kështu që nuk mendoj se nuk ka një mënyra të thjeshtë pasi është një eksperiencë përjetuese.
    Por nga ana tjetër ti duket sikur je në një dyshim apo përpjekje të re për raportin ose dëshiron të dish në rast se ka një mënyrë për ti përmirësuar gjërat ose të paktën për ti kuptuar më mirë. Ndoshta një këshillim specifik mund të ndihmonte më shumë për të kuptuar veten tënde dhe ndoshta edhe partnerin ose për të ndihmuar raportin tuaj.
    Pyetja më e madhe dhe që ke vendosur në letër është në fakt ajo që lidhet me faktin nqs e do partnerin apo te vjen keq për të, e cila ka nevojë për eksplorim ose mund të përmbaj përgjigjen në vetvete të cilën ti e di.
    Shpresoj se përgjigja ime të ndihmoi.
    Mbetemi në kontakt
    Alma

  2. Indriti says:

    Pershendetje Belle
    Uroj ta lexosh kete komentin tim sepse paska kaluar goxha kohe
    Ne rradhe te pare ti e paske kuptuar qe je ne nje marredhenie toksike dhe kjo eshte shume e rendesishme. Shiko! Duhet te dish se ne si njerez kemi aftesine te pershtatemi ne cfardo lloj ambienti. Pas njefare kohe edhe ti do te mesohesh dhe do te te duket normale por kjo se ndryshon faktin qe ajo lidhje eshte toksike dhe ti do te vuash.
    Une mendoj se gjithe ato pyetjet qe ti ngre me lart duke perfshire edhe mireqenien e te dashurit, jane thjesht pengesa qe ti nxjerr mendja per te te justifikuar arsyen pse s`po del nga kjo marredhenie, duke e etiketuar veten si nje vajze e mire qe po mendon per te miren tende dhe te atyre qe te rrethojne. Ne fakt e verteta eshte thjeshte mungesa e guximit dhe vetbesimi shume i ulet mesa kuptoj une.
    Per sa i perket te dashurit.
    Nuk behet fjale per mungese motivimi apo ambicie por per mungese te theksuar pergjegjshmerie.
    Nuk e di ne cfare stadi eshte lidhja juaj, por nje mashkull i pergjegjshem e i lidhur me nje vajze nuk e mban dot vendi kur eshte pa pune e mendon qe ka nje partnere ne krah e neser do te kete dhe femije.
    Mos prit te te leri ai. Edhe nqs te le ai, do te t`binde qe ishte faji yt. Kjo eshte nje praktike qe edhe ndiqet qellimisht nga cunat per te patur nje ndarje me te favorshem per to por nuk po zgjatem se s`di shume ne lidhje me ju.
    Ajo cfare te sugjeroj une eshte te fokusohesh te vetja jote. Nuk mund te ndihmosh asnje person nqs ai person nuk don qe te ndihmohet. Nuk ben gje tjeter vecse zhyt edhe veten tende.
    Shkeputu pak kohe nga partneri, mos u ndiko nga ai. Merru me ndonje aktivitet fizik. Nje vrap ne natyre do te ishte super ose edhe thjesht nje shetitje vetem. Do te te rritet vetbesimi dhe do te te kthjellohen mendimet. Besoj qe do te marresh vendimin e duhur.
    Gjithe te mirat

Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.

NJV