28.10.2016
pershendetje jam Ana 22 vjec. kam nje problemqe ma ka bere jeten shume te veshtire kohet e fundit. une nuk arrij te kryej marredhenie me partnerin per rreth 8 muaj ose me shume. nuk kam kontakt fare me te. nuk me terheq seksualisht. kemi folur se bashku dhe jemi munduar ta permiresojme situaten por pa rezultat. ai eshte shume njeri i mire, eshte ofruar te me presi deri sa une te jem gati por ndiej se kjo ska per te ndodhur kurre. e dua ne cdo aspekt ate njeri, problemi i vetem eshte se nuk me terheq seksualisht. a mund te rregullohet kjo? nese po , si? dhe nese jo, a eshte e mundut te vashdoje nje lidhje pa pasur marredhenie intime midis ciftit?kam pyetur disa shoqe qe jane aktualisht ne nje lidhje dhe me kane thene se nuk eshte e mundur te mos kesh asnjelloj terheqje,. ndihem anormale. f
Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.
Pershendetje Ana,
Ne shoqerine tone shume pak flitet per deshiren seksuale, ajo eshte element I domosdoshem i seskualitetit, por edhe me e lekundura sepse varet nga shume aspekte mbi te gjitha nga humori jone. Keni shkruar qe nuk kryeni mardhenie qe para 8 muajve, ka ndodhur dicka me rendesi per ju para 8 muajve? Thoni qe nuk ju terheq seksualisht, me pare keni pasur mardhenie? Ju terhiqte perpara? Ju parashtroj keto pyetje sepse ashtu si ju shkruajta perpara deshira seksuale eshte faza perpara eksitimit dhe orgazmit, fal deshires ushqehen fantazite erotike dhe imagjinata e cila ndihmon edhe raportin me partnerin, niveli I terheqjes dhe deshires lekundet nga shume aspekte qofte biologjike (hormone, cikli mestrual apo nje situate e gjate stresi) por edhe nga aspekte me te thella psikike (te cilat mund te kuptohen gjat nje psikoterapie).
Jetgjatesia e nje lidhje esht aspekt shum personal qe varet nga objektivat e partnereve askush smund te shprehet per menyren sesi nje çift vendos te rri bashke.
Ju uroj gjithe te mirat!
Besarta Taci
faleminderit per pergjigjen tuaj,
une kam rreth 2 vite qe kur kam kryer marredhenie seksuale per here te pare me te dashurin tim, por gjithmone kam qene e ndrojtur ndaj tij, dhe kur kryeja marredhenie nuk ndihesha shume e eksituar, ishte thjesht dicka qe duhej bere, dhe duke qene se nuk kisha qene asnjehere e lidhur me dike me pare mendoja se ashtu ndiheshin te gjitha femrat, por nga bisedat me shoqet kuptova qe duhej te ndieja gjera te tjera. para 8 muajsh pata nje infeksion vaginal, dhe mora disa mjekime ku nuk duhej te kryeja marredhenie me partnerin per 1 jave qe te behej me mire efekti, qe atehere gjerat sikur u shkeputen. por e theksoj qe dhe me pare nuk kisha fantazi seksuale per te, ate thjesh e dua si njeri.
E dashur lexuese,
Nga pershkrimi juaj verehet ndjenja e paster dhe e ngrohte qe ju lidh me partnerin. Dashuria per te cilen ju flisni i perngjan asaj te nje miku mjaft te afert, madje afersia emocionale mund t’ju bej te ndjeheni me te vertete shume shume mire por kjo nuk mjafton per te dëshiruar seksualisht nje person. Ajo cfare na terheq tek nje person eshte pertej kontrollit koshient sepse kimia e deshires dhe eksitimit manovrohet nga vete hormonet.
Ju keni perdorur fjalet “ndrojtje” dhe “detyre”. Keto fjale, bashke me emocionet bllokuese qe shkaktojne jane armiku i deshires dhe eksitimit, nuk ka seksualitet te shendeteshem nese ndjehet ndrojtje, nese marredhenia nuk perjetohet si deshire por kthehet ne detyre, humb cilesine pozitive qe fal intimiteti ne çift. Ekzistojne shume tipologji marredheniesh ne çift por cfare i karakterizon ato nga marredheniet e tjera jane tre element te rendesishem: afersia emocionale dhe intime, projekti per te qënë se bashku, fuqia seksuale.
Dëshira seksuale është nje aspekt shum i rendesishem, ajo ndikohet me shume nga te gjitha nga perjetimi i emocioneve ne çift, do te te ftoja te mendoje cfare ka shkaktuar tek ju ndrojtja dhe detyra? Nderkohe, ju inkurajoj qe kete eksplorim te vet vetes ta realizonit me ndihmen e nje psikologu.
Ju uroj gjithe te mirat,
Besarta Taci
ju faleminderit per pergjigjet