06.04.2016
Pershendetje,
Jam e fejuar. Jam shum e lumtur me partnerin, kemi gjetur vet njeri-tjetrin. Ai esh 3vite me i madh se un. Me familjen e tij shkoj shum shum mir. Vjerren e kam si shoqe dhe kunaten shoqe me konsideron dhe ajo vet si motren e saj. Po me vjerrin po ashtu shkoj mir. Shkoj shum mir me te gjith. Por problemi qendron tek un. Kur bi muhabeti per tu martuar un nuk dua. Merzitem. Stresohem. Acarohem sa her me thon qe do martohesh mos ket vit vitin tjeter. Me kap nje ankth dhe nuk dua te flas per kte tem. Acaroem filloj ju bertas ngrej zerin ne muhabet e them qe zdua te martohem. As vet se shpjegoj dot se pse e kam kte. Nuk kam asnji problem. Ata shpi kan tmadhe. Sjan me qera, ne gjendje jan, asnji problem nuk kan. Por se di pse e kam me frik martesen. Un kam 3 vjet fejuar. Me ndimoni me ndonje keshill ju lutem.
Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.
Hereb tjeter qe dicka e tille do ndodhi, mundohu te ruash qetesine dhe tu shpjegosh si fillim qe esht vendimi i jot dhe i te fejuarit tend dhe qe martesa do ndodhi kur te ndiheni gati.
Pershendetje,
Une do ju keshilloja qe te shikonit pak edhe mardhenien me familjen tende, si eshte mardhenia jote me ta, me ke je me e lidhur, si mendon se do te ndikoje martesa ne mardhenien me familjaret e tu.
Gjithe te mirat
Pershendetje e dashur,
Faleminderit per letren.
Me sa po thua ke nje lidhje te mire e marredhenie te ngrohta perreth dhe per kete me vjen shume mire dhe besoj je e lumtur.
Ne radhe te dyte, mendoj qe eshte shume ne rregull te provojme ndjesi te ndryshme, edhe te kunderta ndonjehere, edhe te forta. Eshte normale kur jeta orientohet drejt marrjes se angazhimeve e perkushtimit me te madh ne nje lidhje. Mbase ti mund te jesh edhe person qe ndjen apo ke nje sens te larte vetpergjegjesie qe cdo gje te funksionoje mire apo perfekt ne gjerat qe ndermerr. Ne qofte keshtu e ne qofte se une nuk jam e gabuar, eshte normale qe do te burojne e shperthejne keto ndjenja frike deri diku, qe mbase lidhet me faktin qe duhet te jesh gjithmone ne “performancen” ne nivelin e duhur.
Nqs eshte keshtu, duhet te perpiqesh te reduktosh presionin ndaj vetes e sensin e pergjegjesise vetjake.
Tjetra eshte qe angazhime te medha ne jete, na bejne te mendojme qe nje nivel ndryshe perkushtimi kerkohet per nje bashkejetese te perbashket.Mbase te tjeret ta bejne edhe me prezent presionin e te menduarit per kete gje.
Por gjithashtu, ashtu sic duhet ti pranojme e mirepresim ndjesite qe kemi, lipset edhe te mendojme per to e pse I kemi. Pse ky “presion” te shkakton ty keto reagime?
Duke qene se thua qe ke nje marredhenie te mire me partnerin, do te keshilloja te flisje hapur me te, te shpreheshe sic po shprehesh me ne, te marresh vendimin per martesen ne momentin qe ti je gati, e qete, e ndjere jo ne presion. Marredhenia e mire eshte kur dime te kuptojme veten dhe te mirekuptohemi nga personi me I afert
Vendimi per kete gje gjithsesi do te ndodh me lejen e deshiren tende, pavaresisht fjaleve qe njerezit I thone, duke na dashur te miren.
Perpiqu te reflektosh nga ajo qe te shqeteson, nga cfare ke frike dhe komuniko hapur me partnerin. Mos harro qe pergjigjet flene gjithmone te ne dhe reagimet jane sinjale qe kerkojne pergjigje nga ne.
Nqs nuk eshte keshtu, por thjesht ne kete rast jane ngacmime intrusive e pa takt nga personat perreth, do te ftoja ti injoroje dhe te qendroje me e fokusuar ne lumturine e ngrohtesine e marredhenies tuaj.
Te uroj gjithe te mirat,
Me respekt,
Alma Guma