Këshilla/Blog

08.10.2018

Prsh i/e kam një problem jom martuar dhe jam 23 vjeqar por kur bej seks nuk zgjat me shum se 1ose2 minuta dhe deperton sperma a eshte normale apo duhet te kontaktoj ndonje mjek dite te mbare

  1. Dr. Shkelzen Elezaj says:

    Prishja e shpejte (ejaculatio praecox) eshte nje qrregullim mjaft i shpeshte sidomos te moshat e reja. Ejakulim i parakohshem quhet marredhenia ose masturbimi i cili zgjate me pak se 2 minuta. Sa i perket shkaqeve per prishje te shpejte dominon mendimi se ka origjine psikogjene si frika, depresioni, raportet jo te mira mes partnereve apo stresi. Nganjehere ndikon edhe masturbimi ne kohen e pubertetit kur kryhet ne shpejtesi per te mos i zen ndokush duke masturbu ose nese ka ndjenjen e fajit qka len pasoja te mevonshme ne ejakulim te parakohshem. Sa i perket problemeve me potence, ajo mundet me qene me etiologji organke ose psiqike si te depresioni, stresi i vazhdueshem, frika, problemet ne familje dhe shoqeri etj apo organike si psh: semundjet e eneve te gjakut, semundja e sheqerit, tensioni i larte i gjakut, obeziteti (mbipesha), jeta pasive, konsumimi i tepert i alkoolit dhe duhanit apo droges, apo semundjet e vet tpenisit ose ne rast se nuk ju terheq partneri seksual. A vuani nga ndonje semundje dhe a merni terapi. Per te dhen nje mendim profesional eshte mire qe paraprakisht te kryeni analizat laboratorike perfshire edhe echon e urotraktit, pasqyren e gjakut, glikemine dhe yndyrnat dhe te lajmeroheni per vizite te Urologu i cili do te ju ekzaminoj dhe ne baze te analizave dhe ekzaminimit do te vleresoj se a keni nevoje per terapi eventuale. Per fillim ju kisha propozu te filloni me disa suplemente natyrale si tbl Vital Man, Catuaba Bark, Elixir, Permen etj. te cilat njekohesisht mund te ju ndihmojne ne permiresim te potences por edhe ne zgjatjen e kohes se ejakulimit deri sa te kompletoheni me analizat e kerkuara.

Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.

NJV