Këshilla/Blog

09.01.2017

Pershendetjee !! Une do te doja dicka ne lidhje me mastrubimim sepse vetem tek ju mund te gjej mbeshtetje . Ju lutem mund te me thoni sa here duhet te mastrubohem sepse mastrubohem cdo dite ka raste dhe 2 her ne dite , porr ju lutem dua te di a demton mastrubimi ne shendetin tim apo jo… flm ju lutem pres pergjigje sa me shpejtt

  1. MSc. Besarta Taçi says:

    Pershendetje
    Esht kenaqesi e imja tju pergjigjem, por do kisha dashur te dija kujt po i kthej pergjigje, ndoshta nga deshira juaj e madhe per te pasur nje pergjigje te menjehershme keni harruar te cilesoni gjinine dhe moshen tuaj. Masturbimi esht nje sjellje qe i perket intimitetit me trupin tone, çdokush nga ne mundohet te kuptoje kush eshte menyra me e mire e mundeshme per te mare kenaqesi nga prekja e trupit, ky aktivitet fillon qe ne vogeli. Nuk ekzistojne sasi fikse per autoerotizmin por dicka qe ndan seksualitetin e shendeteshem nga ai qe paraqet disa çrregullime esht aspekti emocional, pra nese gjat masturbimit ose me pas, ndjeheni ne faj, te zhgenjyer, nervoz, perjetoni ankth dhe keni nevoj per disa minuta te tjera per te rifilluar praktiken atehere ka gjasa te perdorni autoerotizmin per te reduktuar keto ndjesi negative. Nese masturbimi ju limiton njohjet me partner/ e atehere ndoshta e perdorni si nje forme mbrojtje, nese asgje nga aspektet e mesiperme ju pershkruan atehere nuk duhet te shqetesoheni sepse ky aktivitet nese na dhuron kenaqesi dhe ndjehemi mire, e perdorim edhe kur kemi mardhenie seksuale, nuk paraqet deme.

    Besarta Taci

Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.

NJV