19.09.2016
Ne muajin Maj kam filluar pune ne nje projekt per arsimin gjitheperfshires ,ku punoj per IPSED-in dhe bashkepunojme me organizaten . Me erdhi mire qe fillova te punoj per veten se fitoj eksperiencen e punes por edhe te ndihmoj familjen pasi per shkak te nje fatkeqesie qe na ra para tre vitesh,kemi disa borxhe per te paguar. Tani ne muajin shtator ,puna eshte me intensive pasi sapo Jane hapur shkollat,kopeshti dhe cerdhja dhe puna me terren te perball me njerez te natyrave te ndryshme. Si cdo profesion perballesh me shume pengesa gjate rruges por e kam forcen tja dal. Por ajo qe po shtroj fuqite eshte stresi qe kaloj ne familje,,nuk kam nerva te degjoj debate ,zenka ,ngritje zeri pasi me dhemb shume koka dhe vetem stresohem pasi kam lodhje jo vetem fizike por edhe nga ana psikologjike nga puna dhe rruget e shpeshta qe bej per Tr ne qytetin Tim te lindjes dhe ne nje zone fshatin ku kam projektim dhe organizmi trupit nuk me eshte mesuar akoma. Nuk arrij ti kuptoj prinderit e mi qe te sjellin harmonine ne familje dhe jo vetem grindje ngaqe asnjehere nuk e kane gjetur komunikimin e perbashket si partner jete. Gjeja tj qe po me shqeteson eshte se po bej 7 muaj qe po komunikoj me nje djale dhe kemi nje komunikim shume te mire me nj-tj. Ne kete periudhe ai eshte I stresuar se ka per te mbyll nje provim dhe ka per te mbrojtur anglishten por nuk po e perkrah I ati pasi ai vete eshte i stresuar pasi I eshte larguar vajza e tij familjerisht ne Itali me tre vajzat e saj dhe jane vetem me mbeshtetjen e vellait te madh ne Itali ku edhe ai ka nje vajze te vogel. Dhe e gjithe pergjegjesia I bie atij. Meqe jane ne kete situate une ngela kembe qe ta ndihmoja Duke I dhene leket per te paguar tarifen e TOEFL por prinderve nuk ji kam treguar dhe kjo me ben te ndihem keq. Pasi ato me thone kue I ke cuar leket ,CNE qe po shpenzon kaq shume sado mundohem te kursej. Ai djali ndihet keq qe me ka vene mua me kete situate dhe eshte stresuar pafund dhe I nxehur me familjen. Me jane mbledhur te gjitha dhe tani me ka ikur oreksi,,,me dhemb koka shume ,,me eshte prishur gjumi ,,nk ndjehem rehat ,,ndihem e pafuqishme aqsa mezi zgjohem ne mengjes. Nuk po di sesi te dal nga kjo situate ,,,e di qe eshte e perkohshme por tani ndihem shume e dobet ,,u lodha Duke luftuar dhe une nk jam kjo qe dorezohem. Do doja pergjigjem nga profesoreshe Anila Sulstarova. Ju faleminderit!
Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.
Përshëndetje,
Kështu si e përshkruani situatën sigurisht që jeni e ngarkuar. Duket që problemet tuaja lidhen me dinamikat ne familje, lodhjen fizike dhe mendore nga puna, situata finnaciare, dhe fakti që keni nevojë të ndihmoni partnerin tuaj. Duket sikur keni marrë përsipër shumë përgjejgësi. Më shumë sec arrini të mbani apo të përballoni. Por, ka një tendencë për të marrë përgjegjësi në mënyrë të vazhdueshme. Po të vini re, ju keni filluar të mbani përgjejgësi edhe për familjen e të dashurit tuaj, problemeve të tij, jeni shumë në dijeni se cc’ndodh atje. Është normale lodhja juaj? Më ngjan, që po.
Së pari dua t’ju sugjeroj të ndiqni për një periudhë terapi, për të kuptuar nevojën që keni për të marë kaq shumë përsipër; për të vendosur veten prioritet dhe nevojat tuaja.
Së dyti, nuk di nëse keni arritur që të flisni me anatërët e familjes për ngarkesën tuaj, e folura nuk është vetëm një herë, por disa herë në mënyra të ndryshme, edhe në biseda të qeta, edhe ne debate e sipër. Pra, t’I jepni zë të plotë shqetësime që keni nga familja.
Së treti, ndoshta është koha të filloni të mendoni të jetoni në mënyrë të pavarur. Për të marrë kohën dhe hapësirat për nevojat tuaja. Natyrisht, që është një process shumë I vështirë, nuk bëhet mënjëherë, por duke filluar të mendoni, që të filloni të vendosni një prioritet që do ju ndihmojë shumë.
Së fundmi, jepini vetes suaj 15 minuta në ditë, të bëni atë që dëshironi; sporte, muzikë, kërcim, joga, palestër etj.
Te uroj gjithe te mirat!