Këshilla/Blog

16.08.2017

Cdo gje nisi kur une Isha I vogel ne shkollen fillore, ne mengjes u zgjova me dhimbje ne qaf dhe fillova te qaja. Pas nje dite kjo kaloi dhe une fillova  papritur te kem simptomat e crregullimit te ankthit qe ne ato koh as vet nuk e kuptoja cfare ishin, nuk e mbaj mend mire sa zgjaten ato por vetem e di qe u larguan vetvetiu. Ne vitin 2010 nderruam shtepine bashke me familjen, une hyra ne klasen e nente ne nje shkolle te re cdo gje po shkonte mire kur papritur nje nate mu shfaqen prap simptomat e ankthit kisha dhe shume mendime negative keto me izoluan shume saqe te shkoja ne shkolle, ishte nje sfide e madhe cdo mengjes.kete here me mbajten me gjate keto mendime, mbarova klasen e nente dhe keto u larguan perseri fillova gjimnazin nuk kisha probleme  aspak krijova shoqeri te mire pasi jam tip I hapur, por e kunderta ndodh kur me vije keto mendime dhe simptoma, pastaj shkova ne  nje vend te Europes per tu punuar pasi erdha,disa muaj me vone kam pas nje atack panick por qe kaloi  ,cdo gje ne rregull u ktheva vazhdova jeten normale si te gjith. Ne vitin 2015 kemi ardhur ne Europe me familjen kam qene shume mire ,bej punen qe me pelqen nuk kam pasur probleme. Por para 3-4 muajsh kane ardhur mendime te kota qe nuk di si ti shpjegoj as vete,  kam pak ankth dhe mendoj kohen kur kam qene i semure dhe semurem perseri  me duket sikur po jetoj mbrapa ne kohe ne kohen kur kam qene semure me duket sikur nuk kam qene asnjehere normal kur e mendoj,kam nje ndjesi qe kam lind I tille  sipas disa kerkimeve qe kam Bere vet mendoj se vuaj nga depersionalizmi ose dearilizimi  pasi simptomat qe pershkruhen pershtaten me mua jam si i trubulluar, sepse ndryshe nuk di si ta shpjegoj as vete, nuk eshte tamam ndjesi trubullire eshte subjektive nuk mundem ta shpjegoj (e kam pas qe I vogel kete ndjesi) dhe gjithashtu simptomat e depersonalizmit Kjo gje me ka izoluar shume mezi shkoj ne pune dhe gjerat e vogla jane shume te veshtira per mua, tani jam Bere I paafte, kam le te themi mendime sikur do cmendem ose sikur jam I cmendur keto I kam pas perher qe I vogel por nga ana tjeter duhet te theksoj qe jam shume inteligjent ne krahasim me djemt e tjere. Kam mendime subjektive le te themi qe I kam shume te veshtire ti shpjegoj mendoj se nuk do I shpetoj kurse kesaj gjendje ne te cilen ndodhem pasi dhe po te largohen ato do te kthehen prap nje dit sic u kthyen sot qe jam 21 vjec qe po ma bejne jeten e veshtire dhe nuk po me lene te kem sadopak lumturi. Arsyen se perse ndodhem ne kete gjendje besoj se e kam zbuluar pasi kemi pasur shume strese  dhe une jam nje tip qe I mbaj me shume se te tjeret, probleme pafund si cdo familje shqipetare.  Dua te di nese mund te permiresohem sadopak pasi ne fakt nuk kam kerkuar asnjehere ndihme profesionale tek njerezit qe mendoj se jane per kete pune jam munduar ta kaloj vete pa marre as keshilla por ja qe nuk munda. Flm ne qofte se do me ndihmonit .

  1. MSc. Sonila Mecaj says:

    Pershendetje,
    Kuptoj qe duhet te kete qene dhe vazhdon te jete e veshtire perjetimi i situatave te tilla pa marre ndihmen e nevojshme. Nga pershkrimi qe ju i beni shqetesimeve tuaja duket se keni nje prirje per te shfaqur ankth ne periudha te ngarkuara psikologjikisht sic jane ndryshimet (ndryshimi i shkolles, ndryshimi i vendit te banimit).
    Zakonisht crregullimi i ankthit shoqerohet si me shqetesime fizike ashtu dhe me mendime jo te mira apo negative sic i quani ju. Po keshtu ato qe ju i keni identifikuar si simptoma te depersonalizimit apo derealizmit mund te ndodhin gjate nje episodi ankthi. Eshte shume e rendesishme te kuptoni qe ankthi nuk eshte dicka qe ju ben nje njeri jonormal, eshte nje nga crregullimet me te perhapura dhe qe prek te gjitha moshat, por qe ka nevoje te trajtohet profesionalisht. Kjo do te thote qe, nese keni mundesi, duhet te kontaktoni nje psikolog ose psikoterapist ne vendin ku jeni duke jetuar aktualisht, per te patur mundesine te flisni dhe sqaroni me shume ajo cfare ju shqeteson si dhe elemente te tjere te jetes suaj qe mund te kene ndikuar ne shfaqjen e ankthit tek ju. Ankthi eshte sa shume I perhapur aq edhe i trajtueshem nese merr ndihmen e duhur.
    Nese nuk keni mundesi te kontaktoni balle per balle nje profesionist te shendetit mendor (psikolog, psikiater ose psikoterapist) mos hezitoni te shkruani serish per te ndare me shume informacion.
    Ju uroj gjithe te mirat!

Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.