Këshilla/Blog

13.07.2016

me duket sikur po mbytem tek ky presioni social. 25 vjec akoma nuk kam nje maredhenie stabel, qe te fejohem e martohem se kshu e do shoqeria,njs kjo sme ben shume pershtypje. ceshtja esht qe une akoma nuk e di cfare dua te bej, ne lidhje me punen. hallakatem sa andej sa ketej dhe spo gjej dicka. gjithmone para intervistave me kap nje mosdeshire per te shkuar dhe e humb rastin. dua shume te jem dhe me sociale por spo mundem dot. me duket sikur kam ngecur

  1. M.Xh says:

    Pershendetje,
    Me lejoni qe tju jap disa keshilla per situaten qe ju keni shpjeguar se ndodheni, shpresoj tju jene te vlefshme 🙂
    Si fillim do ju keshilloja qe ti forconi lidhjet me miqte qe keni tani, te beni me shume aktivitete me te, te dilni me shpesh ne menyre qe te forconi lidhjet tuaja. Nderkohe nje menyre shume e mire per te bere miq te rinj eshte qe ju te filloni te merrni pjese ne aktivitete te reja, psh sporte, kinema ose gjera te tjera qe ju pelqejne dhe te filloni te jeni me te hapur dhe komunikues me te tjeret.
    Persa i perket ceshtjes se punes qe ju keni permendur dhe se akoma nuk dini se cfare doni te beni, a keni qene ju te angazhuar me dicka deri me tani, pune apo studime? Do te ishte mire qe edhe nese per momentin ndjeheni pak te shperqendruar dhe pamotivim, te filloni ti vendosni vetes prioritete te vogla qe mund ti arrini duke vlersuar edhe fushat ne te cilat e ndjeni veten me te afte. Keshtu do te orjentoheni me mire ne ate qe doni te beni per ti hapur rrugen vendimeve dhe perkushtimit ne ate qe doni te beni ne jeten tuaj.
    Gjithe te mirat

  2. MSc. Ardita Korriku says:

    Pershendetje!
    Faleminderit qe na ke shkruar.
    E kuptoj qe te ka lodhur shume kjo gjendje pasigurie dhe pavendosmerie me jeten tende. Duhet te jete e veshtire per ty dhe me vjen mire qe po e ndan me ne. Ti shprehesh qe te shqeteson presioni social, kryesisht per te vendosur per nje lidhje serioze apo martese. Po ty cfare te shqeteson? Nese do ta mendoje jeten tende pa problemin qe ke tani apo shqetesimin qe ke, si do te ishte? Mendo cfare te pengon per ta arritur jeten tende ne ate forme? Ne aspektin profesional ti thua qe e shtyn vleresimin real te nje punesimi? Per cilen arsye? A ka dicka qe i trembesh? Si i realizon ne pergjithesi permbushjen e pergjegjesive? Frika jone nga deshtimi shpesh here eshte aq e madhe sa mund te na pengoje te realizojme ate cfare duam apo duhet. Por shtyrja dhe neglizhimi i detyrave, e ul nivelin e ankthit momentalisht, por ai eshte akoma aty, duke te te dhene nje ndjesi bllokimi. Si do te ishte nje menyre per te dale nga ky bllokim? Ne pergjithesi ne i kemi pergjigjet brenda vetes, por nuk i kushtojme kohen e mjaftueshme per te punuar me veten dhe per ti gjetur.
    Une te sugjeroj qe te monitorosh mendimet e tua dhe cfare gjendje emocionale te provokojne. Ndryshohet mendimi, ndryshohet dhe perjetimi.
    Pres te na shkruash serish.
    Te uroj me te mirat,
    Ardita Korriku

Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.