Luana 10.10.2019
Me duket vetja shume e shemtuar ne klase
Km 4 jave qe km filluar shkollen dhe maksimumi 5 shoqe,plus shkolla me ka stresuar shume,pastaj cdo dite shoh shoqen time te ngushte qe kam pasur me shoqe te reja dhe pse mua me ka marre malli per te
Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.
Përshëndetje Luana,
Më vjen shumë keq që ndihesh kështu dhe që në shkollë, shoqëri dhe me veten nuk ndihesh mire.
E kuptoj fare mirë që në moshën që ti je, mund ta shohësh veten si të shëmtuar por kjo gjendje ndryshon dhe kalohet. Mjafton të kërkosh ndihmë!
Unë dua të di pak më shumë mbi çfarë mendimesh ke ti për veten tënde, ku bazohen ato? Prej sa kohësh I ke?
Do të të ftoja të shkruaje pak më shumë mbi si kanë nisur këto mendime ndaj vetes tënde.
Po me shoqen tënde të ngushtë çfarë ka ndodhur që nuk ruani më të njëjtën marrëdhënie? A mendon se lidhet mungesa e saj me vetëvlerësimin tend?
Do të ishte mirë tì flisje këto mendime që ke tani pasi më vonë mund edhe të përkeqësohen më shumë.
Uroj të shkruash sërish,
Gresa