Këshilla/Blog

Ankthi 01.08.2021

Pershendetje kam pas sulm panik dhe prej asaj dite nuk jom me sic isha kam frike te dal nga shtepia me kap panik frik me dridhen kembet marramendje me ngushtohet fyti me rrah zemra shpejt nuk kam humor aspak nuk kam oreks sic kisha qfar te bej te dal nga kjo gjendjee e tmerrshmee???

  1. Msc. Dorina Kapaj says:

    Pershendetje,
    Te falenderoj qe na ke kontaktuar. Ataku i panikut qe ke perjetuar eshte nje sulm intensive ankthi me shume mundesi si rrjedhoje e mbingarkesave emocionale qe mund te jesh duke kalaur keto kohe, ose shkaktuar prej ndonje rrethane qe te ka ekspozuar ndaj ndonje frike intensive te pavetedijshme. Ne perjgithesi ataku i panikur perjetohet kur ndihemi te ekspozuar ndaj rreziqeve te medha psikologjike ( jo detyrimisht rreziqe reale, por rreziqe te perceptuara si te tilla prej nesh) dhe ne te tilla rrethana i gjithe sensi i te qenit te sigurt si me pare eshte tashme i kompromentuar dhe na le ne nje gjendje te vazhdueshme ankthi, shqetesimi dhe vigjilence ne pritje te rrezikut te rradhes. Ajo qe eshte e rendesishme te behet ne te tilla situata eshte te mundohemi te kuptojme se cili eshte ky rrezik qe na bene te ndihemi te kercenuar. Mund te jete nje marredhenie, frika se mos humbasim dike te dashur per ne, frika se mos humbasim vendin e punes apo frika se mos turperohemi ne nje situate specifike. Une do te doja te dija prej teje se cfare ishe duke menduar apo ndiher ne momentin qe e pate kete atak paniku dhe cfare mendimesh e shoqerojne perjetimin e ankthit tek ti. Ne kete menyre mund te jet pak me e qarte edhe per ty se cfare natyre ka ky shqetesim qe po kalon. Mirepres pergjigjen tende ketu ose ne chatin e nukjevetem.al. Gjithe te mirat,

    Perzemersisht,
    Dorina

Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.

NJV