Këshilla/Blog

18.04.2019

Pershendetje.jam nje vajze 18 vjecare .ju lutem te me ndihmoni se po kaloj nje periudhe teper te veshtire.e urrej veten yime.nuk kam besim ne vetvete.jam vetvetja vec me familjen e shoket..por me shum persona te tjer ndiej turp .me duket se kur flas kam nje ze te shemtuar.zemra me rreh fort e me dridhet i gjithe trupi.kam shum nevoj per nje pergjigje.ju lutem stafi i nuk je vetem.

  1. MSc. Lorenc Barjami - Psikolog klinik says:

    Përshëndetje,
    Ju falenderojmë që ndatë shqetesimin tuaj me ne.
    Nga biseda juaj duket që shqetsimi juaj lidhet me friken e të qënurit “vetë-vetja”.
    Ju përmendni se urreni veten dhe nuk keni besim, gjithashtu theksoni se jam “vetë-vetja” vetëm me familjen dhe me shokët por me shumë të tjerë kam turp.
    Kam nevoj te di kuptoj pak më shumë për gjëndjen tuaj :
    Çfarë ju bën të urreni veten tuaj?
    Cilët janë personat dhe reagimet e tyre që ju nuk ndiheni vetë-vetja ?
    Përse ju ndjeni turp prej tyre?
    A janë këta persona të njohur apo të panjohur për ju?
    A keni prova që keni një zë të shëmtuar?
    Kam përshtypjen që ju përejtoni një gjëndje ankthi sa here jeni përball situatave apo njerzve të panjohur, pasi i druheni mendimeve të tyre, dhe influenca e tyra ka ndikim në gjëndjen tuaj. Nga ana tjeter kuptoj qe ju nuk e vlerësoni veten tuaj , por e kritikoni atë (Kjo per shkak te eksperiencave te meparshme qe ju mund te keni pasur me njerzit te cilet kane reaguar jomire).

    Faleminderit paraprakisht,
    MSc. Lorenc Barjami – Psikolog klinik

Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.

NJV