28.07.2019
Pershendetje ,po shkruaj me shprese qe te gjej ndihmen e duhur ketu sepe duke kerkuar e lexuar vazhdimisht info,gjeta kete faqe dhe pashe qe ndoshta mund te me ndihmoni…
Po shkruaj per vellaun tim ngase po vuan shume nga ankthi dhe mendimet tejet negative,dhe frika e tepruar…eshte ne nje moshe madhore nga 34tat nuk eshte i martuar nuk ka femij nuk eshte me as ne lidhje,tani me nuk eshte as duke punuar,ishte ne nje lidhje ku nga ajo lidhje dy vjeqare thuajse mund te numrosh me gishta ditet e mira te tyre ngase ky filloj te xhelozoi dhe te transferohet ne tjeter njeri,nje njeri te cilin nuk jemi rrituar e nuk e njoh te ketill,ka punuar nje pune te mir ne call center gjuhe te huaj,mirepo dita dites fliste gjera te kota te cilat nuk ja vem veshin fort ngase mendonim ne si familje qe e ka nga xhelozia apo ndonje fiksim kalimtar…nga ndarja e tyre xhelozia e tij rritej edhe me shume,koha e fundit keto 4javet e fundit eshte bere edhe situat e frikshme dhe e trishtuar…te gjith sipas tij,shoqeria,stafi i punes,shefat,tani edhe dikush dikush nga familjaret kan qen dhe jan te lidhur pas asaj femre…ndarja e tyre e beri edhe me te eger dhe te frikshem…ai mbyllet ne dhome mendon qe po percillet nga njerzit,mendon qe nga qasti ne qast do hyjn ta vras dikush,ankthi ne gjume nuk e le rehat ka vetem gjera negative ne mendje dhe energji tejet negative qe po e percjell edhe ne shtepi…nena ime thuajse ska pesuar infarkt ngase nuk po dime me si te flasim me te,e kap panika nga nje qast i papritur dhe vetem dridhet,ndonje here dhe qane shume e zbutet sepse behet pishman kur lendon dike me fjale,…po na mbyt edhe neve per se gjalli duke e pare ne ate gjendje,ju lutem me ndihmoni me rekomandoni ku mund te gjej ndonje psikolog te duhur,sepse nuk dua qe te merr e ta mbush stomakun me barera e gjendja e tij te mbetet e tille…ka nevoj per ndihme profesionale dhe shoqerore
Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.
Përshendetje Malea dhe të falenderojmë që na je drejtuar. E kuptoj se sa e vështirë është të shohësh një person të dashur të familjes në këtë gjendje që vjen duke u përkeqësuar. Kuptoj gjithashtu dilemat në lidhje me trajtimin e kësaj gjendjeje, paqartësitë dhe pasiguritë se ku mund të drejtoheni për të marrë ndihmë.
Ajo që mund të bëni për ta ndihmuar në këtë momënt është të kryeni një vlerësim psikiatrik për të parë nëse trajtimi me medikamente do të ofronte një lehtësim të simptomave apo qoftë dhe parandalim të një përkeqësimi të mëtejshëm të gjendjes.
Paralelisht duhet të filloni të informoheni për opcione të fillimit të një trajtimi psikologjik, mundësisht pranë vendbanimit tuaj për arsye se trajtimi psikologjik do të kërkonte një angazhim kohor që mund të zgjasë.
Ajo që është e rëndësishme për ju si familjarët e tij, pavarësisht dhimbjes që ndjeni, është mirëqenia e tij. Përveç marrjes së informacionit që ju mund ta bëni vetë, në këtë moment është e rëndësishme të jepni besim, gjithmonë të justifikuar, tek profesionistët e shëndetit mendor pasi janë të vetmit që mund të ndihmojnë. Është e rëndësishme po ashtu që dhe ju si familjarë të tij të mund të krijoni një marrëdhënie bashkëpunimi me ta me qëllimin e përbashkët të mirëqenies së vëllait tuaj.
Shpresoj t’ju kem ardhur sadopak në ndihmë
Gjithë të mirat
Enkeli