Këshilla/Blog

02.02.2017

Jam 14 vjec.Me mesime jam shume mire. Jam ne stervitje per judo .Perpiqem shume per cdo gje, dua te jem femija perfekte per mamane time,dua te jem shoqe emire.nuk po ia dal dot.cdo dite me duket thjeshte si nje pengese per ta kapercyer, dua te vdes .Nuk shoh dot drite ne funnd te tunelit . Sot kalova nje atak paniku ne shkolle vetem se u ngrta ne mesim, u mbylla ne banjen e shkolles per gjith pushimin e drekes dhe vetem perpiqesha te rregullojja rrahjet e zemres e te qetsoja frymemarrjes sepse me dukej sikur do te me binin te fiket nga momenti ne moment.JU LUTEM me thoni sesi te behem me mire.dua vetem te jem e lumtur , ulodha se qeenuri e merzitur e ne ankth gjate gjithe kohes…

  1. MA. Almandina Guma says:

    Përshëndetje e dashur,
    Të falenderoj shumë për letrën dhe që na u drejtove për mendimet, ndjenjat e cfarë po të ndodh kohët e fundit.
    Në radhë të parë të përgëzoj për gjithë arritjet e tua, dëshirën e vullnetin për të provuar, edhe realizuar veten tënde. Kjo tregon për një shpirt edhe mendje të fortë që dëshiron të realizojë gjëra në jetë ose ti bëjë më së miri ato që ka nisur

    Nga ana tjetër, me cfarë po kuptoj në letrën tënde, arritja e qëllimeve që ti ke (të vendosura nga ty apo bashkarisht nga ambjenti familjar ku ti jeton), dëshira për ti realizuar ato në maksimum, aktualisht janë duke u përjetuar me një presion me intensitet shumë të madh duke bërë që ti ti shohësh gjërat si pengesa, të kesh përjetime emocionale dhe në vend që të kenaqesh nga cfarë arrin, ndodh që provon atë që ti na përshkruan në letër.

    Presioni shumë i madh për të qenë më e mira dhe më e sukseshme në cdo gjë, fëmija perfekt, shoqja perfekte, përbën një kosto për veten dhe për emocionet tona.
    Në këtë mënyrë ashtu si edhe në sportin që ti ushtron judon, truri dhe trupi jot po mbrohet për të të dhënë ty një mesazh “hej, stop, merru pak me mua tani”.

    Kjo për të të thënë që mos ta marrësh me frikë as momentin ankthioz që ke patur, por për ta parë atë si një mesazh për ty për të bërë disa ndryshime në jetën tënde.
    Në gjykimin tim, në jetë, nuk është e nevojshme të përpiqemi të jemi perfekt në cdo gjë. Ne duhet të përpiqemi të realizojmë më të mirën e vetes dhe të jemi vetja. Në momentin që dicka na shkakton mërzi, jo ndjesi kënaqësie është e nevojshme që të reduktojmë presionin, të flasim për problemin që kemi me personat që na njohin më së miri dhe të gjejmë zgjidhjet e përshtatshme.

    Unë në radhë të parë do të këshilloja të flisje me mamin për mënyrën se si ndihesh aktualisht dhe të mendoni së bashku se cfarë duhet ndryshuar apo reduktuar në jetën tënde aktuale, duke patur parasysh cfarë të ngarkon negativisht apo cfarë të jep qetësi. Ne kemi nevojë edhe për momente pauze në jetën tonë. Gjithashtu të ushtruarit e aktiviteteve të cilat janë relaksuese dhe pa strukturë për ty dhe jo detyrimisht me qëllim për të arritur dicka, do të ishin shumë ndihmuese dhe të dobishme. Mbase të gjeturit e dickaje që ty edhe të pëlqen ta bësh.
    Në rast se do të kesh situata të frymëmarrjes së shpejtë, është e nevojshme të bëhet një frymëmarrje e qetë dhe e thellë dhe të mendosh për relaksim të trupit, të trurit, apo të vizualizosh dicka relaksuese.
    Por pikë së pari, realisht të sugjerosh të flasësh me persona të afërt dhe të bësh një listë të gjërave të cilat të shkaktojnë më shumë ngarkesë e presion dhe të menduarit për strategji se si mund ti kalosh.

    Në mendimin tim, mund të vazhdosh të jesh fëmija perfekt duke folur me mamin për mënyrën se si po ndihesh aktualisht, duke kërkuar mbështetjen e saj dhe mund të jesh edhe shoqe shumë e mirë edhe duke folur për këto gjëra, apo duke mos marr cdo gjë të shoqërisë në dhe me përgjegjësi.

    Ne do jemi gjithmonë këtu për ty në rast se ke nevojë të na tregosh apo të dish më shumë.

    Uroj që cdo gjë të shkoj mirë dhe të uroj gëzim në shpirtin tënd!
    Me respekt,
    Almandina Guma

Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.