Këshilla/Blog

11.03.2016

Pershendetje doja te kerkoja ndihme tek ju.Ndjej shume melankoli ndoshta jo stresin e moshes por ne disa momente dua thjesht te jetoj momentin te bej nje shetitje ne natyre ose dicka e tille.Nuk e di cfare te mendoj fakti i te mos paturit nje gje per tu interesuar eshte tek une.Perpiqem qe mos ta merzis veten per gjera te vogla dhe mos ti shoh njerezit si me te mire por nuk di si te jem e lumtur gjithe kohes.Nuj ekam nje botekuptim te plote per jeten jo se nuk e kam kuptuar se si eshte jeta por kam shume energji brenda meje dhe dua nje ‘aventure’ per tu shfryre.Me thoni a eshte normale kjo dhe cfare duhet te mendoj ?Nese dikush ndjen te njejten gje ose thjesht ka nje keshille ju lutem me shkruani.

  1. Anonime☺ says:

    Ckm ? mua me ka ndodhur e njejta dhe dhe vazhdon te me ndodh por me pak .Une personalisht kam ndyshuar dhe gjerat me te vogla ne jeten time.P.sh mund te nisesh te lexosh libra ☺ libri te ben te futesh ne nje bote tjeter mendoj dhe shpresoj qe do te bej ty te ndryshosh kete melankoli tek vetja.Dicka tjeter eshte se duhesh te shoqerohesh me njerez qe te bejn ‘te dalesh nga vetja ‘ njerez qe je e lire dhe kur ben ndonje budallallik prap nuk pendohesh.Nga problemet e moshes qe permende mendoj se je adoleshent/e si un.Nuk eshte koha per tu ber malakolike ne fund te fundit dhe per sa vite do e jetojme kete moshe.Do kesh pergjegjesi me te medha ne te ardhmen por thjesht fokusohu tek 24 or qe ke dhe mos bej gjerat qe ben , bej dicka ndryshe ☺ dhe lexo .Nese ke energji shprehi ato ? cdo gje eshte nrm ? mos prit aventuren te te gjej gjeje vet ti ate ? shpresoj tia dalesh ☺askush nuk ka botekuptim te plot te jetes me beso kur ta them ?

    1. melankoli says:

      Faleminderit shume qe u pergjigje.E kuptova gjithshka qe me shkruajte pasi dhe une i mendoj keto gjera 🙂

    2. melankoli says:

      Faleminderit .Ishte nje keshille mire per mua:)Do te perpiqem te jem me aktive ne jeten time pa e prishur rregullin e jetes dhe sa per aventurat e rrezikshme e di qe nuk duhen provuar dhe nuk dua ti provoj

    3. melankoli says:

      Faleminderit vertet

  2. MSc. Sabjola Bregu says:

    Përshëndetje

    Te falënderoj qe ke zgjedhur te flasësh për mënyrën se si ndjehesh.
    Ne moshën tende çdo kush ka pikëpyetje mbi veten dhe gjerat qe e përfaqësojnë. Por te dhënit përgjigje këtyre pyetjeve nuk është shume e lehte dhe kërkon kohe, sidomos kohen qe ti je duke jetuar.
    Është e vërtet qe te pasurit një pasion, diçka qe te përfshin, diçka qe te identifikon është shume e rëndësishme për ti thëne vetes se ti je dikush, qe ti mund t`ia dalësh, prandaj është krejt normale te eksplorosh ne këtë moshe për te zbuluar dëshirat dhe pasionet qe ke. Eksplorimi ne aktivitete te ndryshme do te drejtoj drejt një rrjedhe ne jetën tende qe ti dëshiron e ndihesh mire . Por gjithashtu do te ftoj te tregohesh e kujdesshme dhe te mos ndërmarrësh veprime qe mund te vene ne rrezik mirëqenin tende. E kuptoj qe energjia qe ke te bën te mendosh çdo alternative për ti treguar vetes se je dikush dhe pëlqen atë çka je, por shfrytëzoje gjithë këtë energji ne aktivitet qe do te bënin te ndihesh mire dhe provo te zbulosh talentet e tua. Kështu do e krijosh ngadalë botëkuptimin tënd e lumturinë qe kërkon. Lumturia është koncept relativ, çdo njeri mund te jete i lumtur dhe mënyra për ta arritur është ta krijosh atë.

    Gjithë te mirat
    Sabjola Bregu

Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.