Miri 29.10.2021
Prsh jam shume i shqetesuar per shendetin.Qe prej nje viti me vijne mendime ne mendje qe shpesh here behem shume keq saqe gati e humb fare.
Mendimet jane per vajzen time te vogel 3 vjc qe ti bej keq asaj .
Jam shume i shqetesuar kam nevoje per nje keshille profesionale .Ju lutem
Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.
Pershendetje,
E kuptojme shqetesimin tuaj dhe na vjen mire qe na u drejtove per te kerkuar ndihme ne faqen tone. Kur thua qe te vijne mendime te besh keq vajzes cfare nenkupton? Cfare ndjen ne momentin qe te vijne keto mendime? A ka situata specifike ne te cilat te vijne keto mendime? Te ftojme te reflektosh mbi keto dhe te na shkruash serish ne menyre qe nje prej eksperteve te jap nje pergjigje me te plote dhe ndihmuese.
Mund te futeni dhe ne chat ne orar te caktara ne te cilat ekspertet jane ne linje per te komunikuar drejteperdrejte me ta. Oraret e chat i gjeni ne linkun e meposhtem:
https://nukjevetem.al/orari/
Gjithe te mirat,
Stafi i nukjevetem
Mendimi per ti ber keq vajzes dmth per ta gjujt ,per ta lenduar vrare nuk i kuptoj as vet o zot jan mendime te frikshme.Kto mendime kan ardhur krejt papritur nj nat n dark sapo isha shtrire dhe n monentin qe me afrohet vjen edhe vajza te shtriet me erdhen kto mendime pa asnje shkak.Po t me kishte treguar dikush tjeter dicka t tille nuk do e kisha kuptuar ,besuar asnjeher.Edhe tani qe me ndodh nuk e kuptoj se cfr esht kjo gje si mund te ndodhe nuk e kuptoj.Me esht ber makth ky mendim vjen gjat gjith kohes ne mendje qe prej nje viti turture
Përshëndetje Miri, faleminderit që iu drejtove faqes sonë! Mendimi që po përshkruan ngjan si një obsesion, i cili është një mendim që vjen në mënyrë të pavullnetshme dhe ndërhyn në procesin tonë të të menduarit. Shumë shpesh këto mendime lidhen me veprime të turpshme, agresive ose të tjera, jo të pranuara nga shoqëria. Unë do ju sugjeroja që të flisni me bashkëshorten tuaj ose me njerëz të tjerë që u besoni për këto mendime në mënyrë që të keni mbështetjen e tyre. Këshilla ime tjetër (që ndoshta e keni provuar) është që të përpiqeni aktivisht të shpërqendroheni, duke u marrë me punë të tjera mendore. Natyrisht, kjo është më e lehtë për t’u thënë se sa për t;u bërë. Marrja me aktivitet fizik, ushtrime, relaksimi mund të ndihmojnë gjithashtu.
Nëqoftëse kjo vazhdon, do ju sugjeroja që të kontaktonit një profesionist.
Gjithë të mirat,
Veronika