Këshilla/Blog

Sara 24.08.2021

Pershendetje!

Jam një vajzë 27 vjeqare, e martuar dhe jetoj ne perendim.
Kam shumë nevoj per keshillat e një psikologu se ka me shumë se 10 vite qe une nuk po ndihem mirë emocionalisht/psiqikisht sido qe e quajm. Si femij kam qene shumë e gjallë dhe me vetbesim, kam qene shumë e shoqrueshme me te tjert bile ne qender te vemendjes gjithmonë por ne moshen 13 vjeqare une me familje kemi emigruar jasht ne skandinavi dhe kjo ka ndikuar tek une teper keq, jam bere shumë e ndrojtur, gjuhen ne fillim nuk e kam dit dhe jam ndjer teper e merzitur gjithë kohes edhe pse isha me familje e ndjejsha sikur spo i shoh tere diten. Kjo me ka bere te ndryshoj shum si person, jam bere shumë me e ndrojtur, nuk jam me e shoqerueshme si perpara dhe gjithë kohes me sillen neper kokë vetem mendime negative dhe behen obsesive kto mendime, nuk mund ti tejkaloj dot.
Tash se fundmi kemi zbuluar qe burri im ka lindur vetem me njeren veshkë e kjo gjë me ka trondit teper shumë saqe gjithë kohen mendoj se mos po i ndodh ndonjë gjë e keqe.
Këto dy vitet e fundit kam perjetu edhe sulmin e panikut qe me ka renduar akoma me shumë, por me meditime e kam tejkaluar dhe jam me mir tash.
Ju lutem me ndihmoni si te dal nga kjo gjendje qe jam.
Ju pershendes

  1. Nuk Je Vetem says:

    Pershendetje dhe faleminderit qe na keni shkruar. E kptojme shqetesimin tuaj dhe na vjen mire qe keni shkruar per te kerkuar ndihme. Ju sugjerojme qe te futeni ne chat ne oraret ne te cilat ekspertet e nukjevtem.al ndodhen ne linje ne menyre qe te flisni drejtperdrejt me nje prej psikologeve.

    Oraret e chat i gjeni ne linkun e meposhtem:

    https://nukjevetem.al/orari/

    Gjithe te mirat,
    Stafi i nukjevetem

Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.

NJV