Këshilla/Blog

Loni 04.12.2023

Pershendetje
Kam nje fiksim qe nuk me iken nga koka per muaj te tere e cila vjen nga nje ngjarje ne adoleshence.edhe pas 20 vitesh vazhdon shume intensivisht si fiksim edhe pse tani nuk ka kuptim ajo ngjarje per mu.me kalimin e viteve me jan shtuar shume kompulsionet aq sa cdo gje e ndjeku sipas nje rregulli te caktuar.Ku mund te shkoj ne fillim per trajtim,tek psikiatri apo psikologu.ju faleminderit.

  1. Bylyre Serjanaj says:

    Përshëndetje Loni,

    Është për t’u vlerësuar ndërgjegjësimi yt mbi gjendjen psikologjike. Ky është një tregues që mund të jesh gati të marrësh ndihmë dhe të punosh mbi atë që të shqetëson për gjithë këto vite. E marr me mend që këto vite kanë qenë shumë të vështira për ty në lidhje me mendimet obsesive dhe me kompulsionet. Më lejo të theksoj se trajtimi dhe përmirësimi i simptomave është i mundur nëse merret ndihma e duhur. Kjo do të kërkojë kohë, por me mbështetjen e nevojshme, ia del. Referuar pyetjes tënde, të sugjeroj të bësh një trajtim miks. Ti mund të zgjedhësh të shkosh në psikolog klinik dhe me sugjerimin e psikologut mund të shkosh në një psiakiatër për diagnozë më të qartë dhe marrjen e medikamente nëse psiakiatri e vlerëson të nevojshme. Gjithashtu mund të jetë e anasjellta, të shkosh në psiakiatër, më pas të vazhdosh trajtimin me seanca psikoterapie. E rëndësishme është të fillosh të marrësh ndihmën e duhur nga profesionistë të shëndetit mendor. Ndihu i lirë të na rishkruash.

    Të uroj më të mirat dhe kujdesu për veten!

    Bylyre Serjanaj, Psikologe Klinike

Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.