Ajovajzaa 16.11.2022
Jam 22 vjeqare.Qysh e vogel jam bullizuar vazhdimisht dhe vazhdoj te bullizohem edhe pse jam “shum e mir”si person e but dhe e dashur,e bukur dhe me trup shum te mir.E lodhur nga koncepti”femija ideal i qdo prindi”qe be fakt arsyje pse kam qen depresive ter kto vite dhe isha viktim e tjerve kinse jam k*rve pa pasur asnjeher lidhje as me mashkull madje as se me veten mfal shprehje as nuk kisha mastrubuar kurr dhe prao tjeret me konsideronin kuurv,kshtu qe u ndikova shum nga keto dhe fillova me zor ti beja ato gjera qe 4 vite dmth prej 18 kam filluar te dal me meshkuj me 19 humba virgjerin ne seks nuk ndjej asgje pos qe ndjehem ne kontroll ndaj mashkullit dhe me pelqen si knaqet nga un dhe humba moralet e mija si person.Tash genjej shum leht,i manipuloj te tjeret pa pik faji,jau shkatrroj jeten gjith atyre qe me lendojn me magji te zez,hapi profile fallco hakoj dhe postoj foto video intime te tyre duke jau shkatrruar reputacionin tpakten ato video qe jau hakoj jan reale,kam fantazi agresive dhe gjithmon fantazoj duke i par personat qe me lendojn te perdhunuar te abuzuar te rrahur me gjera te mprehta metalike dhe nganjeher me vjen knaqsi dhe adrenalin dhe derisa e shkatrroj ndonje person nuk ndihem mir pasi jau shkatrroj jeten at her e ndjej lirimin e adrenalines,kokain nuk perdori me prandaj adrenalinen pe ndjej vetem me kto gjera dhe kshtu po ndihem e lumtur.Nuk kam abuzuar me drog pos 2-3 her qe kam perdorur.Edhe per para jam shum obsesive ne mendjen time vetem paraja qendron dhe nuk hezitoj te perdori bukurin time dhe “sekretet” e tjerve qe tjau shfaq nese nuk mi dhojn parat qe jau kerkoj.Dhe e kam vrejtur sa her mendoj diqka keq per nje person i ndodh ajo e paramendoj veten tu ja shti gishtat nsy dikuj kur mar vesh per at person qe po ka prb me sy,kur paramendoj tu e kput nmidis dikon e mar vesh qe qaj verson vuan prej unazav friksohem nga vetja por tnjejten koh ndihem e fuqishme dhe e shum lumtur pasi qe dhe jam programere dhe financarisht e pavarur.
Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.
Përshëndetje,
Së pari, gjithë letra jote më dha ndjesinë e një personi që është lënduar shumë. Më vjen keq për bullizimin që ke përjetuar kur ke qenë e vogël dhe në vazhdim. Ti nuk e ke merituar këtë gjë. Askush nuk e meriton të bullizohet me etiketime të ndryshme dhe të lëndohet. E marr me mend se përmbushja e pritshmërive të prindërve të tu si “fëmija ideal” ka qenë një përgjegjësi e madhe dhe bullizimi e ka bërë akoma më të vështirë.
Përballja me kërkesa të larta në familje dhe etiketime të vazhdueshme, mund të kenë ndikuar të ndihesh e pamjaftueshme dhe e pa pranueshme nga të tjerët. Gjithashtu, unë ndjej sikur lexoj për një person që nuk ka pasur mbështetjen e duhur që nga mosha e fëmijërisë deri më sot. Nëse kjo është e vërtetë, mos marrja e mbështetjes dhe dashurisë nga prindërit dhe persona të afërm, ndikojnë në përjetimin e vështirë të periudhave apo ngjarjeve në jetë. Është shumë e gjendshme tek persona të lënduar që mund të jenë ndjerë shumë të dobët.
Një mekanizëm mbrojtës është kompesimi i të qenurit e dobët në fëmijëri me ndjesinë e të qenurit e fortë në moshën e rritur. Sjelljet që ti përshkruan ndaj të tjerëve të japin ndjesinë e të qenurit e fuqishme dhe që askush nuk mund të të lëndojë ty sepse tashmë e ke ti nën kontroll situatën dhe të tjerët. Kjo mund të duket sikur të ndihmon dhe të bën të ndihesh më mirë apo e lumtur siç, ti e përshkruan. Ndërkohë nga ana tjetër ti shkruan se frikësohesh nga vetja. Cfarë të frikëson më shumë? Si ndihesh ti me veten tënde? A është kjo gjëja që ti do për veten tënde? A ka ndonjë gjë që ti do e doje ndryshe? Për cfarë ke nevojë ti, tani? Përpiqu të gjesh pak kohë dhe të identifikosh ndjesit dhe nevojat e tua. E kuptoj që kujtimet e së shkuarës nuk janë të lehta për ty. Këto kujtime ndikojnë në mënyrën se si mendon, ndihesh dhe vepron në të tashmen.
Por nëse ti do të shpëtosh nga ato kujtime apo ndjesi, mënyra e vetme është të punosh me to me ndihmën e një profesionisti të shëndetit mendor. Kërkon kohë, por nuk është e pamundur nëse gjithmonë ke si prioritet veten dhe përmirësimin e gjendjes tënde psiko-emocionale. Ndihu e lirë të më rishkruash për pyetjet më lartë ose për çdo shqetësimin tëndin. Gjithashtu, mund ti drejtohesh edhe chatit të faqes nukjevetem.al.
Të uroj gjithë të mirat!
Bylyre Serjanaj, Psikologe Klinike