Këshilla/Blog

Un 16.11.2021

Përshëndetje kam nje vit e pak qe vuaj nga mendimet e keqija te cilat i kam per nji person te afërm per cdo situat qe degjoj apo shikoj frikësohem se mos i ndodh atij.Mundohem ta heq mendjen por perseri ndodh e njëjta gje saqë tani kam filluar te dëmtoj veten se me duket sikur ja uroj keto te keqija.A mund te me thoni ju lutem se nga se shkaktohen dhe si mund ti largoj se po vuaj shum .A ndikojnë ne jetën e presionit keto ndjesi te keqija.Ju Faleminderit

  1. Përshëndetje, faleminderit që iu drejtuat faqes së nukjevetëm! Mendimet që kemi mund të jenë ndonjëherë të pakokontrolluara, por në rastin tuaj duket se ju kanë pushtuar. Besimi se me anë të mendimeve tona mund të ndikojmë jetën e të tjerëvve është një besim jo i logjikshëm: për shembull, a mundet dikush që të ketë një fuqi magjike dhe të ndikojë në jetën e një personi tjetër ose në gjërat që i ndodhin atij? Sigurisht që jo! Besoj se vlen që të reflektoni se kur kanë filluar këto mendime, çfarë ishit duke bërë, si ishte jeta juaj në atë kohë? Pse konkretisht në atë moment, në atë kohë?

    Ka arsye të ndryshme pse disa njerëz/objekte/kafshë mund të na provokojnë ndjesi ose mendime të tilla: mund të na sjellin në mendje dëshira ose impulse të papranuara dhe prandaj preferojmë të ndëshkojmë veten, se sa të pranojmë se i kemi ne këto gjëra të papranueshme.

    Do ju sugjeroja të identifikoni rastet kur aktivizohen këto mendime dhe të filloni gradualisht të mos i shtypni më këto mendime. Duke i shtypur/larguar ato, me shumë gjasa do të rikthehen akoma më të forta. Përpiquni fillimisht të toleroni mendimin për pak kohë duke krijuar një kohë “shqetësimi” për çdo ditë. Mund të jenë 2 herë me nga 10 minuta. Gjatë kësaj kohe mund të fokusoheni tek obsesionet tuaja. Në fund të kësaj kohe, merrni disa herë frymë thellë dhe largojini mendimet. Nëqoftëse këto mendime ju vijnë gjatë ditës, mund t’i shtyni për “orën e shqetësimit”. Gjithashtu, mund të sfidoni mendimet tuaja: çfarë faktesh ka që i ka ndodhur diçka vërtetë personit, sa shanse ka që t’i ndodh vërtetë diçka, a është mendimi ndihmues apo po ju lëndon, çfarë do i thoshit një mikeshe që ka të njëjtin problem?

    Është e rëndësishme që t’i kujtoni vetes se edhe pse keni mendime negative nuk jeni një person negativ. Edhe mendimet e padëshiruara, intruzive ose të dhunshme mund të ekzistojnë tek njerëzit – është rëndësia që i japim ne që mund t’i kthejë ato në obsesione.

    Gjithë të mirat,
    Veronika

  2. Admin says:

    Prshendetje..
    Jam djal 23 vjeq dhe jam tu vujt nga fobia e largesive.
    Me ka ndodhur nje rast dhe jam friguar shume.
    Cdo dit po jetoi n frik dhe kam djersitje duarsh dhe nuk ndihem rehat
    Jam tu marr antidepresant m ndihmoin n disa raste e n disa raste jo shum..
    Tlutem nje prgjigjije nga ana juaj..

    1. admin says:

      Pershendetje dhe faleminderit qe na keni shkruar.
      Ju lutem qe te dergoni pyetjen si me poshte, pasi keni komentuar te pyetjet.

      Si te krijosh nje pyetje ne nukjevetem.al

      https://youtu.be/EajeoJ96YEo

      Gjithe te mirat,
      Stafi Nukjevetem

Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.

NJV