Këshilla/Blog

11.12.2017

Persh stafi.vuaj nga ankthi prej 6 vitesh dhe kam mar medikamente po tani perdor vetem nji bimor.. Po bej 1 muaj qe me esht kthyer perseri dhe po me bezdis shume..me kan filluar mendimet negative ne koke sikur do cmendem dhe do i bej keq vllait ose motres me nji fjal sikur do i vras dhe kur mendoj kto me keq me kap ankthi dhe paniku ju lutem me ktheni nji pergj mund te harri ne nji gjendje sa ti bej keq njerzve me te cmuar te jetes time?

  1. Dr. Blerta Bodinaku says:

    Përshëndetje Flori,

    Mendimet dhe ankthi që ti përshkruan janë shumë të mundimshme dhe të vështirë për t’u përballuar. Megjithatë, edhe pse mendimet që ti përjeton janë kaq këmbëngulëse dhe të vështira për t’u larguar, unë të siguroj që ato do mbeten vetëm mendime dhe ti nuk do t’u bësh kurrë keq njerëzve të tu të dashur.

    Jam e sigurt që ti përpiqesh fort të luftosh dhe zhdukësh nga mendja jote mendimet obsesive, por sa më shumë i lufton, aq më shumë ato përsëriten. Ky është një nga mekanizmat që i bën këto mendime aq të vështira për t’u larguar. Shumë njerëz në botë përballen me një çrregullim të tillë, por eksperienca e tyre sugjeron që sa më pak ti luftosh këto mendime, aq më shumë e humbasin ato fuqinë. Në mënyrë paradoksale, përpjekjet për ti luftuar, vetëm u shtojnë fuqinë dhe aftësinë për të të shkaktuar ankth dhe vuajtje. Idealisht, nëse arrin ti lesh mendimet të të vijnë dhe qëndrojnë pa i luftuar, duke qenë i vetëdijshëm që janë vetëm mendime, do të shohësh se ato do të largohen vetë dhe ankthi yt do të reduktohet.

    Megjithatë, duhet thënë që për vetë natyrën e çrregullimit, një gjë e tillë është e vështirë të realizohet vetëm dhe pa mbështetje profesionale. Për këtë arsye të rekomandoj të kontaktosh me një psikoterapist profesionist me të cilin të mundesh të punosh për të kuptuar domethënien e mendimeve të tua dhe për të zhvilluar mekanizmat e përshtatshëm për ti përballur ato.

    Të uroj gjthë të mirat,
    Blerta

    1. Anonymous says:

      Pershendetje mund te rekomandoni nese mundeni nje emer psikoterapisti dhe ku mund ta kontaktojme??Faleminderit.

  2. Ana says:

    Pershendetje ! Edhe une kam vuajt njesoj si ty nga ankthi dhe kisha mendime sikur do cmendesha sikur do dhe sikur do humbisja toruan e do i behesh a barre te shtepise . Edhe as nuk jam cmendur e as nuk e kam humbur toruan . E ti ke 6 vjet qe vuan nga ankthi dhe as je cmendur e as ju ke bere keq familjes . Prandaj mos u shqeteso jane thjesht mendime edhe propabiliteti qe nje anktthioz te cmendet eshte zero . Asnjehere nuk cmendet sepse vet fakti qe ty te merzit ose te ve ne levizje eshte e qarte qe ti po ben te kunderten e asaj qe mendon pra ke thjesht frike edhe frike do mbetet gjithmone asgje me shume . Te keshilloj te takosh nje psikoterapist qe te ndihmoj ti menaxhosh mendimet e tua sepse ankthi eshte torturues por kurre as nuk te cmend e as nuk te vret . Prandaj mendo qe edhe me pare ke qene ne kete situate dhe e ke kaluar e perseri do ta kalosh ankthi mund te kthehet por nese ti i le mendimet te kalojne dhe mos tju kushtosh rendesi atehere ato do zbehen e do kalojne . Prandaj mos u shqeteso me shume se cduhet do jesh mire ashtu sic jam une edhe shume anthioz te tjere . Thjesht duhet te bindesh veten qe jane thjesht mendime dhe nuk kane forcen absolutisht te na lendojne . Behu e forte dhe cdo gje 1 dite do kaloj .

  3. Akil says:

    Edhe une kam vuajtur shum me mendimet opsesive

  4. algert says:

    hey prsh jam nje djal 20 vjec qe jetoj ne angli dhe esht hera e par qe po shkruj ktu dhe km shpresen qe ju do me ndihmoni kam disa muaj qe po vuaj dita dites dhe kjo sikur po me lodhen shum behet fjal per panic attac sulm paniku isha tek nje mjek dhe ai me tregoi per kete dhe me dha disa ilce por nga te degjuarat e njerzve nuk i piva se thonin do ngelesh gjthm kshu me ilaqe tani as nuk di cfar te bej me ka pushtuar nje frik kaq e madhe si dita dites po ma merr kuptimin e jetes spo tme kujtohet ndnj gje e keqe vazhdon tme merret fryma zmra fillon rrahjet shum te shpeshta dhe me duket siku po pesoj ndonje infrakt ne zemer ju lutem nese mund te beni dicka ose ndonjeri qe e ka kaluar kete sic po vuaj une sot thjesht dua te di se si keni vepruar ju qe ta kaloj edhe un kte cmenduri n kte frik kaq te madhe kte panik qe po ma humb kuptimin e jetes plz

    1. main says:

      Pershendetje,
      Faleminderit qe na keni shkruar.
      Per te marre pergjigje ne pyetjen tuaj, duhet te shkruani tek rubrika “Pyetje e re”, dhe jo si koment, ku duhet te perzgjedhni gjinin, moshen dhe nje pseudonim dhe titull te pytejes, sipas te cilit e gjeni pastaj pergjigjen tuaj ne webfaqe.
      Gjitha te mirat,
      Stafi Nukjevetem

  5. Toni says:

    Cilat jan siptomat e ankthit ju lutem se marova

    1. Nuk Je Vetem says:

      Pershendetje dhe faleminderit qe na keni shkruar. Per te marre nje pergjigje nga nje prej eksperteve tane ju ftojme ta ndani shqetesimin tuaj me ne duke krijuar nje pyetje te re dhe jo si koment pasi vetem ashtu mund te merrni pergjigje prej eksperteve te faqes.

      Gjithe te mirat,
      Stafi i nukjevetem

Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.