04.05.2016
Pershendetje!Shpresoj qe te me ndihmoni pasi kam shume nevoje.Dhe pak Po vjen 17 Marsi (dita e homoseksualeve) gjithashtu dhe tmerri im.Jam nje djale 13 vjecar e I sjellshem.Edukata familjare me ka bere qe te jem be nje sjellje si vajze. dhe para nje viti djemt e klases time me thonin gezuar diten e homoseksualeve.Por une sjam homo as nuk I pelqej djemte.Doja te vetevritesa kur me thonin dhe qaja .Thoja Pse o zot me krijove, duhej te vdisja ?.Dhe kete vit keshtu do me thone por nuk mundem qe ti degjoj duke me thene keshtu.Cte bej ate dite?? Kam nevoj per disa keshilla te juaja pasi jam shume keq.Mendoj qe zgjithja ime e vetme eshte te vdes qe te jem I qete.Me thoni!!
Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.
Pershendetje edhe une jam 13vjec dhe se shpejti do I mbush 14- ndonjehere edhe une mendoja qe jam homo.. por sjam djal jam vajze, eshte e vertete qe mendon se kjo sdo te kaloj kurr.. Por thjeshte beja vetes pak analiza.. A I pelqen djemt? Apo vajzat? Dhe me pas tregoj vetes qe ska asgje te keqe edhe nese je.. ne fund te fundit njerz jemi.. por ajo ce une dua te ttheksoje eshte se kjo faza e adoleshences e shume e veshtire une lutem te mbaroje me.. Sidocofte vdekjen as mos e ve parasysh se ky send edhe shume I vogel.. Thjeshte besoji vetes dhe injoroj.. Me shume dashuri Anonymous Girl ♡
Ti a je i sigurt qe nuk je??? Ca ke ateher
Përshëndetje
E kuptoj që është shumë e vështirë që të durosh fjalët që të thonë shokët. Ndëkohë që këto fjalë të shtyjnë të ndjehesh keq për veten tënde. Kam përshtypjen që jeta nuk ja vlen të humbet për disa shokë të klasës që gjykojnë.
Mund të më thuash në familje kë ke personin me të cilin flet më shumë? I ke thënë këtij personi se cfarë po ndodh me ty? A ke tentuar ta vrasësh veten?
Është shumë e rëndësishme të më përgjigjjesh pasi kështu mund të kuptoj më mirë. Nëse mund të më thuash cfarë kuptimi ka për ty dita e homoseksualve? Cfarë do doje të bëje ti atë ditë?
Faleminderit.
Te uroj gjithe te mirat!
Jo nuk kam arritur ti them askujt per kete gje e sidomos familjes pasi nese e marrin vesh me vrasin.Nuk kam tentuar te vras veten ama Mendoj por them qe do le pas familje qe I dua.Nuk e di ceshte ajo dite ama kam kuptuar qe eshte per mos diskriminimin e ketyre terheqjeve seksuale.Si mund te kthehem nje djal I vertet e si ti harroj keto gjera pasi Po me bllokojne?Sinqerish kam nje ndjenje te cudicme si depresion!Me thuaj!
Te falenderoj per pergjigjjen. Nese deshiron te kuptosh me shume per veten duhet te vazhdosh te shkruash dhe te punosh me veten. Ne kete rast une jam ketu per te te ndihmuar.Ajo cfare kuptoj nga biseda eshte qe problem per ty bene shume fakti se si te tjeret te shikoje ty. Dhe me sa kuptoj ti po deshiron te heqesh dore nga vetja dhe te behesh si te tjeret duan te jesh. Ne fakt nuk je vetem ne kete shqetesim kjo eshte nje ceshtje qe ngacmon te gjithe njerezit.Te gjithe ne caste te caktuara te jetes lene veten e tyre qe ti pelqejne te tjereve. Je ne nje moshe qe te tjeret kane shume rendesi ne menyren se si mendojme per veten. Por ne kete rast nuk na duhet. Te ftoj te mendosh per nje cast cilat jane 3 gjerat qe te perbejne ty ose qe te pershkruajne ty me mire? Une nje tenden e di .qe ti je nje djale i edukuar dhe kjo eshte shume me vlere. Me gjej te tjera dhe mi shkruaj.
Faleminderit pres pergjigjje.
Jam nje person i dashur me kedo Dhe jam tip i qete.Me pak fjal jane keto karakteristikat e mija.Te lutem me thuaj si te veproj ate dite ne klase teksa te tjeter me ofendojne?
Me thuaj kam shume nevoj per ty!