15.08.2016
Pershendetje. jam nje studente e cila kam mbaruar shkollen e larte per psikologji, problemi qe me shqeteson nuk ka te bej ne menyre direkte me mua personalisht . mami im eshte 52 vjece dhe eshte ne periudhen e menopauzes. mund te duket si dicka normale , por per familjen tone cdo dite dhe me shume gjerat po behen akoma me shume te veshtira. mami ka filluar te ndryshoj shume , nuk eshte ajo qe ka qene . duket sikur nuk e ka ate perkushtimin qe ka pasur gjithmone per ne . e vetjma gje qe do te beje eshte te dali, mos te rri ne shtepi, duke na harruar ne si femijet e saj . nje dite i fola per ndryshimin qe ajo ka pesuar keto kohet e fundit , dhe e ngeli hatri me mua . ka 2jave dhe nuk do te me flasi akoma 🙁 . kjo gje ka filluar te me shqetesoj pasi probleme te tille nuk kemi pasur asnjehere . eshte munduar edhe babi ta kritikoj ose tia shpjegoj situaten , por e vetja pergjigje qe marrim eshte : une nuk ju pyes fare juve , do bej cfare te dua une …. nese mund te me ndihmoni se cfare sjellje duhet te kemi ne me te , qe kjo faze e menopauzes te jete sa me e lehte per te . ndosha mund te jemi dhe ne gabim qe po e kritikojme pasi ndoshta kjo asaj mund te mos i pelqej . A mund te marri ndihme te medikamenteve farmaceutike .
Ju falenderoj se tepermi per mundesin qe na krijoni per tu shprehur problemet tona, dhe mbi te gjitha ne menyre anomime ..
Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.
Përshëndeje e dashur
Shumë faleminderit për letrën tënde dhe që na na besove atë që të shqetëson. E vleresojmë shumë edhe në kuadër të faktit që ti studion për psikologji dhe je duke mësuar si të kuptosh, mirëkuptosh e të ndricosh edhe të orientosh njerëzit drejt zgjidhjeve të shëndetshme për ta.
Do na falësh për përgjigjen e vonë lidhur me letrën tënde dhe nuk e di në këto momente se si janë zhvilluar raportet apo situatat me mamin tënd.
Gjithsesi, unë e kuptoj dhe e ndjej shqetësimin tënd që situata ka krijuar gjendje emocionale, diskutime te ju si familje, një vështirësi për ta trajtuar, vecanërisht kur shikohen ndryshime të sjelljes apo qëndrimeve nga persona shumë të afërt në jetën tonë, aq më tepër në rastin e nënës që duket që shumë qëndrore në jetën tuaj dhe sjell siguri me përkujdesjen e përkushtimin e saj.
Do më lejosh të mos komentoj direkt mbi menopauzën. Mendoj se në rast se nëna jote është në këtë përiudhë është shumë e rëndësishme të jeni delikatë, mirëkuptues dhe mbështetës ndaj oshilacioneve emocionale e ndryshimeve fizike që ajo mund të ketë,sic edhe ti e thua. Sigurisht që edhe vizita e konsulta mjekësore në këtë aspekt mund të jenë të rëndësishme e të këshillueshme, në varësi të asaj cfarë ajo ka nevojë.
Nga letra jote, atë cfarë unë shoh të rëndësishme janë në fakt sjelljet e nënës tënde. Duket se ajo ndoshta është e lodhur nga kujdesi për të tjerët (pa vendosur aspak në dyshim dashurinë që ka për ju), po kërkon hapësira për të përjetuar a menduar për veten, po kërkon ndoshta balanca të tjera, ndoshta ka nevojë për ndonjë periudhë “paqeje e qetësie” pa ngarkesat e roleve që ka për të bërë, pa ja kujtuar dikush ato, ndoshta pa ja atribuar nëpërmjet epitetit “menopauzë”, mbase pa dashur edhe t’ju ngarkoj juve me sensibilitetin apo mendimet e saj.
Në fakt unë kam disa pyetje për ty që do doja të reflektoje:
Sa realisht e keni dëgjuar rreth nevojave të saj? Pse këto sjellje janë të rëndësishme për të?
Cfarë po kërkon ajo? Si mund ta ndihmoni në atë cfarë e bën të ndihet mirë?
Si mund të gjeni një zgjidhje të përbashkët ku secili të plotësojë nevojat brenda familjes por edhe detyrimet?
Do bëj një paralelizëm me një situatë komplet tjetër (pa lidhje me problematikën tënde) por me qëllimin për të thënë dicka të rëndësishme.
Kur dikush drejtohet te alkoli për të zgjidhur situata, shumë persona në jetën e tij/saj dëshirojnë që ai/ajo ta zgjidh problemin, duke e kritikuar, duke i folur, duke i kujtuar gjëra të tjera në jetën e tij, kur në fakt shpesh nevoja e vetme që ka një personi është që dikush të ulet me të e me gotën e tij, ta dëgjojë, të bëhet pjesë e problemit të tij dhe gjetjes së zgjidhjeve të përbashkëta.
Në gjykimin tim është e rëndësishme të ndryshohet prespektiva e të menduarit, është e rëndësishme të kuptohet e të dëgjohet personi .
Është shumë e rëndësishme gjithashtu mënyra e komunikimit ku duhet evituar kritika, sulmi, të folurit me “Ti”, por me ‘Unë” (“Unë nuk ndihem mirë në këtë situatë, nuk po arrij të kuptoj se cfarë po ndodh, dua të të njoh, dua të di cfarë të bën të lumtur, etj) .
Në rast se nëna juaj ka dëshirë për të dal, shkëputur nga ambjenti familiar, është një celës për ta përdorur, për të shpenzuar kohë ndryshe me të, për të biseduar qetë, për të krijuar situata pozitive gjithashtu.
Është një periudhë sensitive që mund të vij prej menopauzës por ndoshta edhe jo.
Gjithsesi këto sjellje janë një formë e treguesve të hapur për tu mirëkuptuar dhe për tu mbështetur. Pavarësisht se ajo është nëna jote, është një individ në thelb me mendimet, emocionet, vulnerabilitete të ndryshme. Ne vazhdimisht kërkojmë më të mirën për veten, reflektojmë, ridimensionojmë veten edhe kur jemi në periudha sensitive, krizash fizike e shpirtërore.
Mbase, në momentin aktual, kjo kërkon edhe një angazhim më të madh nga ana juaj, për të marr rol përkujdesës në shtëpi, për të ndarë përgjegjësi për gjëra që nëna juaj i ka mbuluar prej kohësh plotësisht ndoshta, e bërë edhe të ndihet e barabartë në një familje dhe të pritet ngrohtë, pavarësisht situatës aktuale. Kjo është familja e dashur në thelb, vendi ku mund të jemi vetvetja dhe duhet të bëjmë përpjekje për këtë.
Besoj se mirëkuptimi, komunikimi i efektshëm, dëshira për të zgjidhur gjëra bashkë, do krijojnë një terren shumë të mirë për harmoninë tuaj familjare dhe ecurinë më tej.
E kuptoj që mund të jetë e vështirë dhe sfiduese për ju, po besoj se këto element përbëjnë disa hapa të mirë për tu ndërmarrë.
Je e mirëpritur të na shkruash sërish dhe shumë kurioze të ndash eksperiencën tënde lidhur me rigjetjen e harmonisë familjare
Gjithë të mirat,
Me respekt,
Almandina Guma
Pershendetje,
Po te shkruaj serisht pas kaq shume kohesh, dhe mund te them qe situata eshte perkeqesuar akoma me shume. Duket sikur nuk ka me zgjidhje, dhe mundesit qe mami te permisohet jane thuajse 0 ? I kemi provuar te gjitha menyrat, por nuk do tia dij per asgje. I vura ne zbatim te gjitha keshillat e tua, por te gjitha ishin pa rezultat. Mendova te flas me dajen se ndsh situata do te merrte nje kthes ndryshe, por serisht shkoi aty ky ishte. Pati nje ndryshim te vogel disa dite, por e njejta gje prap. Tani problemi qendron se ajo eshte kthyer ne nje adoleshente dhe te gjitha veprimet qe ben jane teresisht te pamenduara dhe te pa logjikuara. Ndonjeher mendoj se shtys per sjelljet e saj, eshte dhe nje shoqe qe ajo ka. Ndikon shume negativisht te ajo, por me vjen inat pse mami im nuk e kupton dicka te till. I kemi folur te gjith te mos shoqerohet me te, por nuk na degjon fare. Ajo e keshillon vetem per keq, duket sikur i ka hedhur hi syve asaj. Sa vjen dhe mamit tim i kane humbur ndjenjat e dashuris per familjen, per femijet dhe burrin e saj. E vetmja gje qe mendon eshte shoqja e saj . Per te do bej gjithcka, madje dhe ne do te na hedhi posht. I kemi folur te gjithe, por nuk e kupton. Nuk e dim se si te veprojm tani, e vetmja gje qe thot eshte un nuk dua tia di per ju ! Nuk do te flas fare me mua. Situata rregullohet per disa dite, por sa takohet me te, te gjitha permbysen. E gjithe familja jone eshte ne nje situate teper te veshtir dhe duket sikur nuk ka zgjidhje, pasi nuk na degjon fare. Do ja dija per shume faleminderit nese do te kishit nje zgjidhje per kete situate.
Faleminderit ??
Përshëndetje e dashur
Faleminderit që na ke rishkruar dhe për besimin në ndjekjen e këshillave që në fakt sugjeronin një formë për të reflektuar dhe për ta përqasur problemin duke mirëkuptuar prespektivën e mamasë suaj. E kuptoj që gjendja vazhdon të jetë problematike dhe përjetuese për ju, aq më tepër kur ndjen që i ke shteruar të gjitha mundësitë. Megjithatë fakti që na ke shkruar sërish, do të thotë që ti beson në gjetjen e një zgjidhje.
Nga ana tjetër ju thoni që ajo ka patur ndryshime në disa periudha dhe kjo do të thotë që mendimet e veprimet e saj nuk janë aq të palogjikuara apo të menduara sic e përmend ti. Mbase janë shpërthime të të ndjerët e moskuptuar apo e “vëzhguar” dhe e gjykuar dhe kanë rrënjë në shkaqe që është e vështirë të kuptohen nga kaq sa shpreh ti në letër.
Cfarë thotë mamaja juaj lidhur me gjithë këtë situatë? Cilat janë mendimet dhe ndjesitë e saj? A ka zgjidhje që ajo i ka parashtruar vetë për këtë situatë? E keni vendosur në pozicionin që të mendojë për zgjidhjet e zgjedhjet?
Cfarë e ka bindur në situatat që është rikthyer ? Cfarë është duke kërkuar në jetën e tanishme apo nga ju?
Mendoj se është e nevojshme të kontaktoni shoqen e saj në rast se ajo ka kaq shumë ndikim dhe të flisni hapur me të. Një bisedë me të mbase ju bën të kuptoni më shumë për prespektivën e të menduarit të nënës suaj, por edhe të flisni për mënyrën se si ajo mund t’ju ndihmojë.
Besoj se nga ana tjetër është mirë që edhe ju të merrni kohën tuaj për tu qetësuar dhe mbase jo gjithmonë për ti përkushtuar vëmendje kësaj situate, vecanërisht që nëna juaj nuk dëshiron kaq vëmendje në këtë moment. Ndoshta kjo kërkon edhe një riorganizim të jetës e rutinës tuaj ndryshe e mbase në këtë pikë ju e keni realizuar. Mbase edhe mungesa e vëmëndjes mund të rezultojë në një taktikë që krijon mundësi që nëna juaj të reflektojë e pashqetësuar që do ta “monitorojnë” në cdo rast.
Në varësi se si do të zhvillohen gjërat, një bisedë cilësore me nënën tuaj si familje ku të flitet hapur, me qetësi si dhe të mendohet për zgjidhje të përbashkëta do të ishte sërish e nevojshme.
Të uroj gjithë të mirat dhe durim e pozitivitet në gjetjen e shkaqeve dhe zgjidhjeve dhe pa vendosur në fokus detyrimisht “sjelljet” e saj por zbulimin e burimit të tyre,
Me respekt,
Almandina
Gjithashtu doja te theksoja se ai qe po e vuan me shume ne gjithe kete eshte babi. Gjate gjithe kohes thot, un nuk e meritoj dicka te tille, ku kam gabuar qe ta meritoj kete. Ai po e perjeton shume keq dhe i ka folur disa here te ndryshoj por serisht eshte ajo qe nuk do tia dij per asgje. Babi eshte mjaft tolerant dhe cdo here i ka ndenjur afer, por tani i eshte sosur durimi dhe duket teper i merzitur dhe i menduar per ti permisuar gjerat.