Këshilla/Blog

25.01.2017

Pershendetje. Jam nke vajze ne vitin e pare ne gjimnaz. Problemi im eshte ky mesoj shume pa pushim por kur vjen puna per provime sdal aq mir. Jam me nje shoqe ne banke dhe ajo me kerkon ndihme per fiziken kryesisht neper provime dhe un e ndihmoj por mesuesja kujdestare neper mbledhje qe zhvillohen me thote qe duhet te punoj vete dhe jo te me ndihmoj shoqa gje qe ndodh e kunderta. Jam munduar te shikoj vetrn time por ajo me kerkon ndihme dhe mua me vjen keq. Ndersa presorja me berrtet se un se le shoqen te punoj. Nuk di ca te bej nga njera ane kam shoqen por nga ana tjeter kam presoren qe ka krijuar opinionin per mua sikur smesoj dhe kerkoj ndihme nga te tjeret. Nuk di ca te bej. Faleminderit qe me degjuat.

  1. MSc. Orsjola Qendro says:

    Pershendetje e dashur.
    Kuptoj qe kjo situate te ka vendosur ne pozite te veshtire para mesuesve e me e rendesishmja te ben te ndihesh keq dhe e pa vleresuar per punen qe ti ben. Ty te vjen keq per shoqen dhe ndihmon ate. Po shoqes i vjen keq per ty? E kupton ajo qe duke kerkuar ndihme nga ty, te ka vendosur ne pozite te veshtire? A del ajo ne mbrojtjen tende kur mesuesja te kritikon? A e vlereson ajo shoqerine me ty, aq sa e vlereson ti?
    Ja e bindur qe ti i di pergjigjet e pyetjeve te me siperme, ndersa une i marr me mend.
    Ndryshimi i situates eshte vetem ne doren tende. Kujtohu se ne cdo moment ti ke per detyre te kujdesesh ne rradhe te pare veten dhe te ardhmen tende.
    Uroj te te kem ndihmuar,
    gjithe te mirat.

Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.

NJV