07.05.2017
Pershendetje. Jam nje vajze ne klasen e nenten dhe ky eshte viti im i fundit ne kete shkolle. Por mua ky vit ka qene nje makth. Shkak ishte mesuesja ime kujdestare. Qe ne fund te vitit vjet ajo me mori shume inat arsyen ende se di. Ajo ma ka kthyer kete ne vit ne nje makth ku spo me mbaron. Sme jepte asnjehre noten qe meritoja me akuzonte per gjera qe si beja kurre ose me berrtiste ne mesim. Me thoshte gjithmon qe un shperqendroja shoqen e bankes ndersa un si thosha asgje. Un smarr njeher guximin ta pyes per ndonje gje. Njeher me kishte ulur shume nota ne perovim por piket mi kishte vene sakte dhe me ato pike un merrja 9 kur e pyeta ajo me mori fleten dhe mi uli aty piket duke me vene po ate note. Gjithmon me vinte nota poshte ose sa ajo e shoqes se banjes qe un mos te dilja me mir. Kir dilte ajo keq ne provim fajin doe kisha un. Nuk dica te bej. Fale kesaj mesuese un kam kalur nje vit jo fort te bukur kur prisja te ishte viti im me i bukir. Me berrtiste gjithmon kur mungoja ne shkolle saqe kam frike te mungoj ndonjehere. Tani vetem 3 jave na nadajne nga fundi i majit dhe mua me dukey sigur jane edhe 3 muaj. Nuk di si ti perballoj edhe keto jave nga shkolla. Kam anjth gjithmon kur vete ne shkolla ajo ora e matematikes dhe fizikes na jane kthyer ne nje stres te papar. Nuk di si do ta perballoj. Mund te me jepni ndonje keshill si ti perballoj. Sa here kam shkruajtur te ju kam gjetur zgjidhje shpresoj te me ndihmoni edhe kete here. Faleminderit shume?
Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.
E di qe nuk mund te te jap pergjigje qe mund te te japi nje ekspert,por nje keshille si nje djale qe e ka kaluar kete qe po me thua ti nuk rrija dot pa ta then
Tani problemi me zyshat tona eshte qe ne pjesen me te madhe jane shum te lodhura profesionalisht qe do te thote stresi i perditshem i punes ben qe te shfaqin edhe keshtu lloj sjelljesh,mendo qe te merrresh me gjimnaziste nuk eshte e lehte.Por ti do te thuash qe cfaj kam une se me mua e ben me te dukshme se me te tjeret.Absolutisht asnje lloj faji por qe ja qe ndodh ndonjeher,per vete pak javet qe kane ngelur nuk do te keshilloja te perballeshe me te se sja vlen qe per tre jav te mbetura te rrish te sqarosh zyshen.Per mendimin tim merre me lehte po po,jo jo thuaj edhe shijo javet qe te kane mbetur dhe perqendro energjite qe ke tek provimet e lirmit jane me te rendesishme se problemet me nje zyshen te cilen per tre jave sdo kesh te besh me
Faleminderit Xhoni. Fakti qe kam qene e ngarkuar emocionalisht per gati 9 muaj ka qene stresues per mua. Problemi im eshte se mendohem shume per ate qe ndodh me presoren. Kam nje vit qe them: “forca dhe pak muaj ke” por se di. Do ta marre per baze keshillen tuaj pasi keni te drejt ne kete pjese. Ajo eshte vertet nje mesuese e vjeter ne moshe por sbesoj se kjo e ben qe te kete nje mardhenie jo te mire me mua. Eshte nje gje tjeter qe une se kam kuptuar dot. Por doja qe keto jave ti kaloja ashtu si doja ta kaloja kete vit prandaj kerkova keshille dhe te falendenderoj. Shpresoj vertet qe kete muaj ta mbaj mend ashtu si doja te mbaja mend kete vit. Faleminderit?
Prandaj te shkruajta dhe une se e di qe eshte mjaft stresues,por po ta shikosh vete ti ja ke dhene pergjigjen problemit tend kur thua qe une mendohem shume per ate qe ndodh,pra eshte menyra se si ti e mendon apo koncepton problemin
po te ndryshosh kendveshtrim edhe ta shikosh nga nje ane tjeter problemin do behet me mire
me vjen mire qe te ndihmova
gjithe te mirat…
Përshëndetje!
Mendoj se kjo situatë e tensionuar për ty, duhej të kishte marrë zgjidhje kohë më parë, pasi nje vit në stres e ankth është shumë… Nuk e di nëse marrëdhënia jote e mëparshme me mësuesen në fjalë ka qenë normale, pa inate, pa qejfmbetje dhe nqs ka ndodhur dicka konkrete që raporti juaj është përkeqësuar…Sidoqoftë, askush nuk ka te drejtë të të diskriminojë/paragjykojë, mos të të japi notën që meriton, të të dhunojë verbalisht apo emocionalisht…
E ke provuar të përballesh vetë me mësuesen dhe ta sqarosh situatën?
Gjithësesi, duke qenë se gjatë punës time kam pasur shumë raste të tilla të ngjashme, do të të këshilloja që të flisje me psikologen e shkolles e cila është personi i duhur per të menaxhuar dhe zgjidhur të tilla konflikte… Në rast se e ke bërë këtë hap dhe nuk ka funksionuar, opsion tjetër do të ishtë të bisedoje me ndonjë mësuese tjetër, të cilës i beson dhe mund ti shprehësh lirshëm dhe ajo të mund të negociojë/flasë me mësuesen me të cilin ke konfliktin…
Nëse keto mënyra janë të pamundura, atëherë do të të këshilloja të informoje prindërit e tu për gjithë këtë stres që po përjeton…ata do të dinë ta trajtojnë cështjen sic duhet, duke kërkuar edhe ndihmën e drejtorisë së shkollës në qoftë se do të jetë nevoja…
Kjo situatë duhet sqaruar sa më shpejt në mënyrë që ti të jesh e qetë, e motivuar dhe të mund të japësh maksimumin tënd në provime.
Do të të këshilloja që herë tjetër të gjesh zgjidhje ose kërkosh ndihme më herët, në mënyrë që të mos përjetetosh strese të panevojshme!
Suksese!